Hilsn

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, borëpastruesja merr para tre automjete! Një person…

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbrit,

ku një mjet borëpastrues është përplasur me 3 automjete.

Sipas informacioneve paraprake, teksa po pastronte dëborën në afërsi të tunelit të Murrizit,

në anën e Klosit, mjeti borëpastrues ka goditur një automjet tip “Volkwagen” që po lëvizte në drejtim të Tiranës.

Si pasojë e përplasjes, ky automjet është përfshirë më pas në një aksident zinxhir me dy mjete të tjera.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar disa persona, ndërsa drejtuesi i automjetit “Volkswagen” është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

×