Pas deklaratave të forta të babait të Selinës që shkaktuan një valë debatesh në rrjet, ka ardhur kundërpërgjigja e parë publike në mbrojtje të Mirit.
Është Landi ai që përmes një postimi të gjatë ka dalë hapur kundër rrymës, duke e cilësuar sulmin ndaj këngëtarit si një “kryqëzim” të padrejtë.
Landi shprehet se imazhi i krijuar për Mirin bazohet në interpretime sipërfaqësore të disa momenteve të izoluara, të cilat nuk justifikojnë urrejtjen online. Por, pika më e ndjeshme e reagimit të tij lidhet me familjen.
“Familja e Mirit: bashkëshortja, vajza dhe prindërit, duhet të qëndrojnë jashtë sulmeve dhe akuzave publike,” thekson ai me forcë.
Duke sjellë në vëmendje eksperiencën e tij të gjatë, Landi argumenton se ky reagim i publikut është i ekzagjeruar:
“Jam pjesë e showbiz-it prej më shumë se 27 vitesh, kam parë shpesh situata edhe më të rënda, por kurrë një reagim kaq të ashpër ndaj një individi.”
Në fund, ai e ka kthyer këtë situatë në një thirrje për mbështetje, duke kërkuar vota për Mirin dhe duke refuzuar atë që ai e quan “linçim publik”.





