Hilsn

‘Je fajtor për zjarrin…’ Plas sherri tek tregu i ‘5 Majit’! Tregtari akuzon rëndë përgj…

Një konflikt i ndodhur paraditen e sotme në zonën e “5 Majit” në Tiranë ka degraduar në përplasje fizike.

Sipas informacioneve paraprake, një tregtar është përfshirë në një sherr me përgjegjësin e tregut të rrobave, i cili mbrëmjen e djeshme u përfshi nga flakët, duke shkaktuar dëme që llogariten në miliona euro.

Mësohet se tregtari ka akuzuar përgjegjësin e tregut si fajtor për zjarrin e madh, e cila ka sjellë përshkallëzimin e debatit deri në konflikt fizik.

Për pasojë, në vendngjarje ka ndërhyrë policia, e cila ka shoqëruar tregtarin në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

×