Hilsn

Agron Shehaj në Zl! Kryetari i Partisë humb njeriun e zemrës

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare babai i kryetarit të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.

Siri Shehaj, i cili kohët e fundit kaloi edhe një sëmundje të rëndë, u nda nga jeta në Itali,

ndërsa gjithçka u mor vesh mbrëmjen e djeshme kur Shehaj duhet të ishte present në emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, kur moderatori tha se kryetari i partisë Mundësia nuk mund të ishte prezent për shkak të një fatkeqësie të ndodhur.

Z.Siri Shehaj është ndarë nga jeta afër familjarëve të tij në Itali.

Agron Shehaj ka folur publikisht për të atin e tij, Siri Shehaj në një nga konventat e partisë Mundësia. “Edhe unë kam pasur një hero, një njeri që më ka mësuar, frymëzuar të mos dorëzohem kurrë. Ky njeri është babai im. Më kujtohet qartë mprehtësia e mendimit të tij, intuita dhe aftësia për të parë përtej asaj që dukej në sipërfaqe.

Nga ai mësova të shoh gjërat ndryshe, të mendoj ndryshe. Mësova një të vërtetë të madhe që me punë e këmbëngulje, asgjë nuk është e pamundur. Ndaj jam sot këtu. Për këtë u jam mirënjohës prindërve të mi”, ishte kujtesa e jashtëzakonshme e Agron Shehajt në konventën e prillit 2025, kur babain e kishte akoma në jetë.

Gjyshi i Agron Shehajt ka vdekur në burgun e Burrelit si i burgosur politik, duke lënë Siriun më moshë fare të vogël. Ai u rrit në Vlorë ku edhe krijoi familje.

Siriu, në mars të vitit 1991 u largua nga Shqipëria me Agronin e vogël (foto e të cilit ka bërë xhiron e medias) drejt Italisë me një anije nga Himara. Prej andej, marrëdhëniet e Siri Shehajt me Shqipërinë, kanë qenë të kohëpaskohshme.

×