Hilsn

Ngjarje e rëndë në vend! Makina përfundon në përrua, raportohet se shoferi bashkë me pasagjerin…

Andi Losha, 24 vjeçari i cili drejtonte makinën “Audi” me targa angleze që ra në përroin e fshatit Dars të Klosit, është arrestuar nga Policia. Ai akuzohet se pasi ka rënë në përrua, është larguar menjëherë dhe nuk ka njoftuar Policinë, si dhe nuk i ka dhënë ndihmë pasagjerit Jurgen Karaj.

Rreth orës 01:30, është marrë informacion se në vendin e quajtur ura e fshatit Dars, njësia administrative Klos, një mjet tip “Audi” me targa angleze kishte dalë nga rruga dhe për pasojë kishte rënë në përroin e fshatit Dars.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës. Nga veprimet e shpejta u bë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasit Andi Losha, 24 vjeç, banues në fshatin Fullqet, Klos.

Po nga veprimet dyshohet se në automjet ka qenë edhe një pasagjer, shtetasi Jurgen Karaj, 30 vjeç, banues në fshatin Fullqet, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.

Menjëherë, autoritetet janë vënë në lëvizje për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të gjetur dy të rinjtë që udhëtonin me Audi. Pas disa orësh, shërbimet e Policisë kanë mundur të gjejnë shoferin 24 vjeçar dhe e kanë arrestuar.

Andi Losha akuzohet se pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja dhe nuk i ka dhënë ndihmë pasagjerit, 30 vjeçarit Jurgen Karaj, i cili tanimë rezulton i zhdukur.

Ky shtetas iu nënshtrua dhe testit të alkoolit pas ndalimit dhe rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur, në momentin kur ka ndodhur aksidenti, në orën 01:30 të mëngjesit të sotëm. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia e Klosit ka kërkuar ndihmën e një njësie të Repartit RENEA dhe menjëherë drejt fshatit Dars është nisur skuadra e polumbarëve, të cilët bashkë me shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit vijojnë kërkimet në përrua për gjetjen e pasagjerit Jurgen Karaj.

×