Hilsn

Ngjarje tragjike! Gjendet pa shenja jete një burrë, dyshohet të jetë…

Një 56-vjeçar është gjetur i pajetë në një stan në fshatin Dhëmblan të Tepelenës.

Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 56-vjeçari ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 13.01.2026, rreth orës 14:00, është gjetur në një stan në fshatin Dhëmblan, trupi i pajetë i shtetasit S. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Anë Vjosë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas dyshohet se e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

×