Hilsn

“E njoh Dolcen prej jashtë, unë e kam… ” – Edi habitë me deklaratën

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Eduard Kuçi, ka tronditur ndjekësit me një deklaratë të papritur lidhur me marrëdhënien e tij me Dolcen, me të cilën krijoi një romancë të shkurtër brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Edi ka pranuar hapur se gjithçka që publiku ka parë në ekran ka qenë një strategji e ftohtë për të qëndruar në lojë, duke i cilësuar lotët e tij si “aktrim të suksesshëm”.

Ky koment i Edit vije pas raportit të ri që Dolce ka krijuar me Lim Hotin

Ato lot që i kam bërë kanë qenë lojë. Unë e njoh Dolcen prej jashtë. Në jetën e përditshme jam shumë i ftohtë, nuk shfaqem ashtu, e lere më para kamerave. Nëse publiku e ka marrë ashtu, atëherë e paskam bërë lojën e mirë – ashtu siç kam pasur qejf unë,” deklaroi ish-banori në T7.

Edi mohoi kategorikisht të ketë pasur ndjenja për vajzën me të cilën ndau momente intime në BBVK.

Ai u shpreh se e vetmja vështirësi reale që ka kaluar brenda ishte malli për familjen, specifikisht për të vëllanë.

×