Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në një aksident tragjik në Urën e Dajlanit në Durrës.
Ajo jetonte prej vitesh në Gjermani së bashku me prindërit e saj, Vullnet dhe Valbona Greku, si edhe me vëllain e vogël.
Burime pranë familjes bëjnë me dije se e reja ishte kthyer në Shqipëri për të takuar gjyshërit, por udhëtimi i saj u ndërpre tragjikisht nga aksidenti fatal.
Pas largimit të prindërve drejt Gjermanisë disa vite më parë, Vikena dhe vëllai i saj i vogël, Nevio,
kishin qëndruar me gjyshërit në fshatin Dyshnik të Beratit, ku kishin ndjekur edhe shkollën 9-vjeçare.
Më pas, pasi prindërit arritën të përfundonin dokumentacionin, fëmijët u bashkuan me ta në Gjermani.
Vikena kishte vite pa ardhur në atdhe dhe mungesa e saj ishte ndier thellë nga gjyshërit.
Sot, familja Greku ka hapur dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën e fundit vajzës së tyre, e cila u nda nga jeta në lulen e rinisë, duke lënë pas dhimbje të madhe dhe lot të pafund.





