Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, me pasojë dy persona të plagosur.
Ngjarja u shënua rreth orës 22:00, në rrugën “Karl Topia”, në Sarandë.
Mjeti tip “Toyota”, me targa AB 054 SH, me drejtues Ervin Oruçi, nga Ksamili, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë dy pasagjerët, Albion Qendra, 22 vjeç nga Ksamili dhe Vlavi Aliu, 21 vjeç, nga Tirana.
Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Sarandës, të dëmtuarit kanë shkuar në banesë.
Policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore./panorama.com.al





