Ka folur për herë të në “Fan Club” bashkëshortja e Erik Lloshit, Romina, pas aludimeve se marrëdhënia mes tyre është krisur për shkak të pjesëmarrjes së këngëtarit në BBV.
Ajo sqaroi se nuk ishte dakord për hyrjen e tij në Big Brother, por tashmë e mbështet atë plotësisht, megjithëse nuk i përkrah sjelljet e tij të agravuara.
“Nuk kam qenë kurrë dakord të futej në Bigh Brother. Jam larg televizionit dhe nuk e kam dashur. Kam dashur që jetën personale ta kisha timen dhe të mos isha në syrin e publikut.
Eriku ka pak temperament të vështirë, është shumë gjaknxehtë. Kjo ka qenë arsyeja pse i kam thënë të mos futej në Big Brother se njerëzit aty luajnë me çdo kartë. Ai është njëri shumë i drejtë dhe jo aq agresiv sa e portretizojnë.
Eriku ka marrë ftesë dhe më parë dhe i kam thënë kategorisht jo, këtë herë nuk më dëgjoi. I thashë do marr valixhet dhe do të iki në shtëpi. Tashmë e mbështes totalisht, padiskutim. Tek Eriku ka gjëra që më pëlqejnë dhe disa që nuk i përkrah”-u shpreh bashkëshortja e këngëtarit./Top Channel





