Hilsn

Aksident i tmerrshëm në vend! Dy makina bëhen copash, humb jetën 25 vjecari

Një aksident i rëndë i regjistruar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Laçit ka përfunduar me një viktimë dhe dy të plagosur.

Rreth orës 22:00, janë përplasur dy automjete, njëri me drejtues shtetasin A. Z. dhe tjetri me drejtues shtetasin G. Xh.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, pasagjer në automjetin që drejtohej nga G. Xh.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si edhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç, janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Rreth orës 22:00, në qytetin e Laçit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. Z., me automjetin me drejtues shtetasin G. Xh.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., rreth 25 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjetin e shtetasit G. Xh.

Gjithashtu, janë transportuar për ndihmë mjekësore drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Xh., 23 vjeç, si dhe pasagjeri tjetër, shtetasi L. F., 23 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. Z. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

×