Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Durrësit ku babai ka goditur me thikë vajzën e tij.
Burime për mediat bëjnë paraprakisht me dije se krimi në familje është regjistruar në lagjen
nr.12 të qytetit bregdetar, ku shtetasi i cili ende nuk është identifikuar për mediat ka qëlluar me thikë vajzën e tij.
Deri më tani nuk dihet gjendja shëndetësore e vajzës, teksa nuk ka as një njoftim zyrtar nga Policia.
*Priten më tepër detaje në vijim!





