Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në Selenicë të Vlorës, ku një i moshuar është e gjendur pa shenja jete në banesën e tij.
Sipas raportimve paraprake, ka ndërruar jetë K. A, 85-vjeç, si pasojë e asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Sot, rreth orës 02:50, në fshatin Lapardha, Selenicë, është gjetur në banesë nga familjarët, i pajetë shtetasi K. A., 85 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi, i shkaktuar nga një zjarr aksidental i rënë në banesën e tij”, thuhet në njoftim.





