Hilsn

“I fëlliqur, i pështirë” – eskalon situata mes Mirit e Mateos në Big Brother

Mateo dhe Armir Shahini apo Miri i “ëest Side Family” janë përfshirë në një debat të ashpër.

Dyshja kanë qëndruar fytyrë për fytyrë duke hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

Këngëtari po vazhdon të ngacmoj për historinë e dashurisë me Brikena Selmanin.

“I shpifur, sa i pështirë që është, njeri i fëlliqur.

Mu largo nga rruga. Sa i shëmtuar që je në shpirt”, iu drejtua Mateo.

Ata hodhën fjalë e bënë ofendime të shumta, duke eskaluar me fjalor të papërshtatshëm.

Miri dhe Mateo që nga fillimi kanë qenë rivalë në lojë të Big Brother-it, ku nuk kanë munguar përplasjet e shumta.

Ata tani janë pozicionuar dhe janë ndarë në grupe në garën për 100 mijë euro.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

×