Hilsn

Po shijonte kafen duke mos e ditur që do jetë e fundit! Humb jetën burri në vend krejt papritur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ku një i moshuar ka humbur jetën brenda një lokali.

Sipas informacioneve paraprake, i moshuari po konsumonte kafe në një lokal në lagjen nr. 7 të qytetit, kur papritur është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se dyshohet për një vdekje natyrale, e shkaktuar nga një infarkt.

Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

×