Mamaja e 12-vjeçares e cila për dy vite rresht është abuzuar seksualaisht nga parneri i nënës së saj, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj Kelmend Krusës.
Në një prononcim të bërë për Top News, mamaja e vaajzës nuk i pranon akuzat se partneri i saj, Kelmend Krusa, ka ngacmuar seksualisht të bijën. Madje ajo pretendon se të gjitha janë gënjeshtra duke nënvizuar se nuk e ka denoncuar partnerin për diçka të tillë dhe as nuk ka dyshime për këtë gjë.
“Unë jetoja me Kelmendin, nuk kemi patur probleme asnjëherë. Policia ka ardhur na ka kontrolluar shtëpinë dhe pastaj na ka shoqëruar. Unë nuk kam bërë denoncim sepse ai nuk i ka bërë asgjë vajzës. Janë të gjitha gënjeshtra. Nuk kam as dyshime mbi këtë gjë. Denoncimin e ka bërë vajza për ngacmim seksual, jo për përdhunim.” tha ajo.
Kujtojmë se ngjarja bëri bujë në rrjet me 26 janar, pasi Kelmend dhe Klodian Krusa u vunë në pranga të dyshuar si autorë të vrajsjes së Artur Lleshit, i cili ishte babai i vajzës së abuzuar seksualisht.
Sakaq, vëllai i të ndjerit Artur Lleshi, Lulëzim Lleshi ka deklaruar më parë se dy vëllezërit binjakë Krusa u kishin marrë atij dhe vëllai të tij gratë. Por pas bërjes publike të lajmit të përdhunimit të mbesës së tij, ai ka tronditur sërish me një deklaratë.
Ai është shprehur se e njëjta gjë ka ndodhur dhe më parë me vajzat e tij, verën e vitit të kaluar dhe pasi ishin ngacmuar ato janë larguar nga Gjirokastra dhe janë rikthyer te i ati.





