.
Hilsn

FUTBOLLI NE Zl! Po darkonte me të shoqen, humb jetën krejt papritur futbollisti i njohur

Ish-futbollisti dhe trajneri i portierëve Diego Ruspantini ka ndërruar jetë papritur në moshën 46-vjeçare,

duke tronditur familjen, miqtë dhe komunitetin sportiv në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Porto Recanati, në rajonin Marche, ku ai jetonte me familjen e tij.

Ruspantini kishte darkuar me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, para se të shkonte të

pushonte duke u shprehur se nuk ndihej mirë. Më vonë gjatë natës, ai u gjet pa ndjenja në dhomën e gjumit dhe ekipet e emergjencës konstatuan se kishte ndërruar jetë.

Autoritetet kanë bërë me dije se vdekja është cilësuar si natyrale dhe e shkaktuar nga një sëmundje e papritur,

megjithatë prokuroria e Maceratës ka urdhëruar analiza shtesë për të sqaruar plotësisht shkaqet, çka ka sjellë edhe shtyrjen e ceremonisë mortore.

Diego Ruspantini ishte një emër i njohur në futbollin amator italian. Ai e nisi karrierën e tij si portier në fund të viteve ’90 dhe

ka luajtur në disa kategori të futbollit italian, nga Serie D deri në kampionatet rajonale.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai u përkushtua si trajner portierësh dhe themeloi një akademi sportive për të rinjtë.

 

×