.
Hilsn

‘Të paktën të kemi një v*rr ku ta qajmë…’ Përlot vëllai i Jurgen Karajt që akoma nuk është gjetur ‘Na iku në lule të rinisë…’

Endrit Karaj, vëllai i Jurgen Karaj, trupi i të cilit vijon i zhdukur prej 20 ditësh pas aksidentit, ka folur sot në “Shqipëria Live”.

Ai tha se kërkimet vijojnë, por ende nuk ka asnjë shenjë.

Ai tregoi se i vëllai kishte dalë me shokët, por u aksidentua me njërin prej tyre dhe që nga ai moment nuk dihet se ku ka përfunduar trupi.

“Këto kanë qenë ditë të vështira, shumë të vështira. U bënë plot 20 ditë që kërkojmë, unë, policia, njerëzit e mi të afërt por ende asgjë.

Natën e ngjarjes ai ka qenë me shokët dhe ka ndodhur aksidenti. Unë nuk kam qenë në Shqipëri dhe nuk e di saktësisht si ka ndodhur.

Deri tani po na ndihmon ushtria, bashkia, FNSH e Shkodrës dhe banorë të zonës, të gjithë pa përjashtim.

Dua ta gjej që ta di ku ta qaj, ta di se ku prehet që t’i çoj një lule. E kemi kërkuar ngado por nuk ka asnjë shenjë deri më tani. Unë dua t’i ndihmoj të gjithë për ndihmën, ish-deputetin Kreshnik Çollaku, ushtrinë e Kosovës dhe të gjitha autoritet shqiptare”- tha ai.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të 9 janarit, ku një makinë u aksidentua një përroi në fshatin Darsë të Klosit.

I riu ka qenë duke udhëtuar me makinë, ku drejtues ishte Andi Losha, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pa lajmëruar policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit.

×