Hilsn

Fundjavë kritike! Meri Gjini zbulon kush rrezikon më shumë: Shenja që bën mirë të laj borxhet, dikush pret investim të madh

Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për pjesën e dytë të javës në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Në fillim të javës thamë që do të ketë ngarkesa shumë të forta universi, për shkak të vendosjeve planetare.

Sot kemi Marsin mbi Pluton. Kemi Mërkurin, Venusin dhe Diellin në grada të barabarta, të gjithë këta të vendosur te Ujorët.

Duket sikur Universi ka bërë një barrierë si për të na mbrojtur. Jemi në një 3-ditësh me ngarkesë të fortë emocionale.

Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në lëvizjet tuaja. Ky tranzit shoqërohet me zhurma të forta.

Dashi
Ngarkesa është në një pozicion të tillë që e bën energjinë më të ndjeshme se zakonisht. Do të vazhdojë deri nesër. Me planet e punës, Neptuni është futur te ju, por është i ngadaltë. Megjithatë, ndihet fuqishëm te të lindurit në ditët e para të shenjës së Dashit. Bashkimi i Venusit, Mërkurit dhe Diellit, në këto ditë sjell marrjen e vendimeve të rëndësishme personale dhe korrigjimin e mënyrës se si zgjeroni të ardhurat.

Demi
Duhet organizim i mirë i ditës së sotme dhe në përgjithësi deri në mes të muajit. Sa më mirë dhe sa më saktë të jeni në organizimin e lëvizjeve, aq më produktivë do të ndiheni. Pesë hyrjet e planetëve kanë një ndjesi të fortë energjie te Demat. Kjo do të thotë që çështjet e shtëpisë dhe punës kërkojnë lëvizje të menduara dhe jo spontane.

Binjakët
Një 4-ditësh shumë i mirë. Bashkimi i Mërkurit, Diellit dhe Venusit bën që të ketë ngjyra të bukura në diskutime dhe emocione. Kanë vendosur të qëndrojnë te diskutimet e lehta. Ka tendencë të fortë për t’u zgjeruar në jetën personale. Nëse doni të mbyllni bashkëpunime dhe të hapni rrugën për bashkëpunime të reja, është momenti juaj tani.

Gaforrja
Ngarkesat emocionale do të përcaktojnë produktin e katërditëshit. Do të ndihet presioni, lodhja, paqartësia. Nuk ka asgjë që do të ndryshojë ecurinë drejt zhvillimit tuaj, por humori është ai që përshkon shijen e kësaj fundjave. Duket sikur del në sipërfaqe lodhja e mbartur. Nga 10 qershori i vitit të kaluar deri më 10 qershor të këtij viti do të keni investime të mëdha në shtëpi dhe biznes.

Luani
Shija e 4-ditëshit varet nga të tjerët. Mërkur-Diell-Venus janë përballë tyre. Lum Luanët e lindur në qendër të shenjës, sepse i kanë të gjitha mundësitë të zgjedhin të ndërveprojnë bukur me njerëzit që kanë përballë. Dinë të zgjedhin.

Virgjëresha
Dy çështje i ngarkon bashkimi i Marsit me Plutonin te Ujorët. E para janë çështjet e ankthit për korrigjime në punë dhe e dyta pjesa e shëndetit, kryesisht virozat e kohës. Janë lehtësisht të menaxhueshme.

Peshorja
I referohet situatave emocionale. Në këtë 4-ditësh do të zgjedhin t’ia dedikojnë jetës personale. E vetmja gjë që duhet të shmangni është të mos nxirrni në sipërfaqje pasiguritë që keni të mbartura prej kohësh në çift. Lini pas xhelozinë dhe pasigurinë, sepse kjo vendosje planetare jep zhvillime shumë të mira emocionale.

Akrepi
Çështjet që i përkasin profesionit janë ato që nuk po plotësojnë pritshmëritë tuaja. Shpenzimet në shërbim të familjes duhet të jenë të kontrolluara, mos e teproni, sepse ka tendencë për ekzagjerim. Nuk është moment i mirë për të diskutuar çështje pronësie me familjarët.

Shigjetari
Mërkur-Diell-Venus te Ujorët do të ndihmojnë projektet afatshkurtra. Ka mundësi sqarimi dhe qartësimi. Ky 3-ditësh do të ketë diskutime dhe lëvizje shumë të mira për sigurinë materiale, por edhe emocionale.

Bricjapi
Janë në tendencë për të korrigjuar bazën mbi të cilën prodhojnë të ardhurat. Nevoja për të fituar më shumë dhe për siguri ekonomike është shumë e fortë. Kjo i jep një ngarkesë fundjavës. Kanë tendencë për investime dhe projekte të mëdha.

Ujori
Kanë tendencë shumë të fortë, nga dita e djeshme deri të hënën, për t’u arratisur dhe për t’i lënë të gjitha pas. Duan të shtypin një buton dhe ta gjejnë veten diku tjetër. Ose do të donin të kishin xhepin plot dhe të shpenzonin pa menduar dy herë, për t’i dhënë ngjyra përditshmërisë. Arratisjen hiqeni nga mendja. Nëse keni nevojë për diskutime për punë të re dhe jeni të vendosur, momenti është tani për të hapur një cikël të ri.

Peshqit
Ngarkesat emocionale do të ngjyrosin katërditëshin. Kanë një tendencë për të ekzagjeruar çdo mërzitje apo ngarkesë. Kontrolloni veten, sepse do ta gjeni veten me shumë ankesa dhe jo produktivë. Mbyllni borxhet, detyrimet dhe përgjegjësitë. Çfarë keni marrë përsipër për të ndërtuar në dyvjeçarin e fundit, duhet t’i mbyllni.

×