Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku një person ka mbetur i plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”, ku një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një këmbësor 38-vjeçar.
Pas përplasjes, shoferi është larguar duke e lënë të plagosurin në mes të rrugës. Më pas, 38-vjeçari është dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Një aksident është regjistruar në rrugën “Kastriotët”, ku një automjet, me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin A. B., 38 vjeç.
Pas aksidentit, automjeti është larguar nga vendngjarja. Shtetasi A. B., 38 vjeç, është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit,
si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.





