Hilsn

Shuhet në moshën 82-vjeçare aktori Fitim Makashi

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeç aktori i njohur Fitim Makashi, babai i Redon Makashit.

Fitim Makashi lindi më 10 prill 1944 në Gjirokastër. Në vitin 1963 nisi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, ku përfundoi degën e aktorit në vitin 1967.

Pas përfundimit të studimeve, ai punoi për një kohë të gjatë si pedagog në të njëjtin institut, ndërkohë që angazhimet e tij në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) ishin të herëpashershme.

Zyrtarisht, emërimi i tij si aktor në këtë teatër ndodhi në vitin 1978, ku vazhdoi të interpretojë për rreth 12 vjet, deri në mesin e viteve ’90.

Gjatë karrierës së tij në skenën teatrale, Makashi realizoi role të paharrueshme. Disa nga më të njohurat përfshijnë Pedagogun në “Pas provimit të dytë”,

Drejtorin e fermës në “Ata që duhen”, Benin tek “Vdekja e një komisioneri”, Bedriun tek “Dritat e skenës”, Telhain në “Besa” dhe Filipoviçin në “Inspektori”, ky i fundit duke u konsideruar edhe roli i tij i fundit në teatër.

Në kinematografi, Fitim Makashi debutoi në vitin 1967 me një rol episodik si marinar në filmin “Dueli i heshtur”.

Pas kësaj, ai luajti në një sërë filmash të tjerë, mes të cilëve: “Prita” (1968), “Njësiti gueril” (1969), “Ndërgjegja” (1972),

“Rugicat që kërkonin diell” (1975), “Në fillim të verës” (1975), “Ilegalët” (1976), “Nga mesi i errësirës” (1978), “Intendenti” (1980), “Gjurmë në kaltërsi” (1981), “Tre njerëz me guna” (1985), “Shpella e piratëve” (1991) dhe “Vdekja e kalit”./joq

×