.
Hilsn

‘Perversitet i lartë…’ Miri nuk ja përton Selinit, i tregon derën e shtëpisë për të dal jashtë

Pasojat e Kutisë së Pandorës kanë nisur të ndihen menjëherë në sjelljen e Mirit.

Pasi u përball me deklaratën shokuese të babait të Selinës (i cili e quajti pervers), aktori ka zgjedhur një strategji të re heshtjeje dhe distancimi, duke mos i treguar askujt – as vetë Selinës – se çfarë pa dhe dëgjoi në të vërtetë.

Selin, duke e ndjerë ndryshimin e tij, është afruar për ta pyetur rreth sekretit të kutisë dhe gjendjes së tij emocionale, por ka marrë mbrapsht përgjigje të prera dhe thumbuese.

Kur Selin e pyeti nëse informacionin e kutisë mund ta ndajë me të tjerët, Miri u përgjigj me arrogancë mbi sekretin:

“Mund ta them kujt dua unë, mund të mos ja them askujt, ajo është e imja.”

Por momenti më i fortë ishte kur Selin e pyeti nëse ai është mërzitur. Miri jo vetëm që e pohoi (“Ke filluar të më njohësh, normale”), por i dha një leksion të ashpër që tingëlloi si një paralajmërim për të dalë nga shtëpia.

I rënduar nga fjalët e babait të saj, Miri i është drejtuar partneres së tij në lojë me fjalë që duket se kërkojnë largimin e saj ose ndryshimin radikal të lojës:

“Duhet të mendosh më shumë edhe të veprosh më shumë… se sa të jetosh këtu, se nuk ka kohë për jetesë këtu. Hec në shtëpinë tënde.”

Kujtojmë se Miri dhe Selin ishin dy banorët e parë që krijuan afrimitet, pasi Kristi i vendosi të flinin bashkë në fillim të lojës, por duket se informacioni nga jashtë ka krisur gjithçka.

×