.
Hilsn

“Të ka mallkuar Zoti”- Reagon familja e Stenaldos pas ofendimit të Rogertit

Pas debatit shokues ku Rogerti i tha Stenaldos se “e ka mallkuar Zoti” për shkak të aftësisë së kufizuar në shikim, reagimi nga jashtë ka qenë i menjëhershëm.

Familjarët e Stenaldos, të cilët menaxhojnë llogarinë e tij të Instagramit, kanë bërë një reagim publik duke dënuar rëndë gjuhën e përdorur.

Në një postim në Instagram, ku shfaqet videoja e momentit të ofendimit, familja shkruan se përdorimi i Zotit për të justifikuar urrejtjen ndaj një personi me aftësi të kufizuara është i papranueshëm.

“T’i thuash dikujt ‘Zoti të ka ndëshkuar kështu’ është thellësisht çnjerëzore. Mos e përdorni Zotin për të justifikuar urrejtjen, injorancën dhe mungesën totale të empatisë,” shkruhet në reagim.

Deklarata vazhdon duke e cilësuar këtë si nivelin më të ulët të mundshëm njerëzor dhe duke bërë thirrje publike ndaj produksionit (duke bërë tag Big Brother VIP dhe Top Channel).

“Të ofendosh një person me aftësi të kufizuara dhe ta lidhësh këtë me Zotin është niveli më i ulët i mendimit. Mos e përmendni Zotin për të justifikuar mungesën tuaj të njerëzillëkut. TURP ❌❌❌,” përfundon reagimi i familjes.

×