Hilsn

Shtrëngata shiu të furishme! Moti bënë kthesën DRASTIKE, ja cfarë pritet të ndodh me kushtet atmosferike

Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me intervale afatshkurtra të herëpashershme me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura,

të cilat do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët ndërsa lokalisht mesatar në formë shtrëngatash në zonën perëndimore.

Në relievet e larta malore në verilindje-juglindje të vendit reshje bore me intensitet të ulët. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 16 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 2 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në male, lugina e bregdet era pritet të arrijë shpejtësi 15m/s

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 2-4 ballë.