Hilsn

Mbërrin një tjetër zarf për Rogertin në shtëpi, banorëve u njoftohet se…

Një tjetër zarf ka mbërritur pak minuta më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke sjellë një zhvillim të ri lidhur me situatën e Rogertit.

Banori ndodhet aktualisht i veçuar në “dhomën e reflektimit”, në pritje të verdiktit të publikut pas thyerjes së rregullave të formatit.

Vëllai i Madh ka vendosur t’u japë mundësinë banorëve të tjerë për ta takuar atë, por me kushte të caktuara.

Në njoftimin e lexuar nga Miri, bëhet e ditur se ata kanë një kohë të limituar në dispozicion për t’i bërë shoqëri Rogertit, ndërsa theksohet se kjo është tërësisht në “zgjedhjen e tyre të lirë”.

Orari i vizitave përcaktohet nga tingulli i gongut, i cili shënon fillimin dhe përfundimin e takimeve.

“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se keni pak kohë në dispozicion për të vizituar Rogertin në dhomën e reflektimit.
Është në zgjedhjen tuaj të lirë nëse doni ose jo t’i bëni shoqëri për pak çaste. Me rënien e gongut do të nisë orari i vizitave, që përfundon sërish me gong.”