Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, pranë tunelit të Murrizit, ku një kamion është përplasur me një makinë.
Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të dukshme në automjet, i cili ka rezultuar i ndarë më dysh.
Për momentin nuk dihet numri i personave që udhëtonin në automjetet e aksidentuara dhe
paraprakisht infromohet se dy persona janë plagosur. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të evituar bllokimin e trafikut.






