Hilsn

Ngjarje TRAGJIKE! Ndërron jetë në spital 4 vjecari, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën ku një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë.

Burime për mediat bëjnë me dije se i mituri prej një jave ka qenë me temperaturë, diarre dhe të vjella.

Kanë qenë prindërit e tij, të cilët e kanë dërguar me urgjencë deri në Orikum ku dhe ambulanca prej aty e mori pa shenja jete.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia, priten më tepër detaje në vijim.