♈️ Dashi
Kjo fundjavë ju fut në territore të ndaluara.
Lajme që hapin porta sekrete, dalje që nuk duhen parë nga të gjithë dhe një rrezik ekonomik që ju tundon fort. Ajo që guxoni tani ndryshon drejtimin e fatit tuaj.
♉️ Demi
Lëvizni mes punës dhe udhëtimeve me një barrë që digjet ngadalë në prapaskenë. Ndryshimet janë pozitive, por çmimi i tyre ndihet thellë. Diçka paguhet jo vetëm me para, por edhe me durim.
♊️ Binjakët
Dritat, zhurma dhe njerëzit ju rrethojnë, duke ju dhënë ndjesinë e kontrollit. Pas buzëqeshjeve fshihet një lojë ligjore në punë që kërkon mendje të ftohtë. Jo gjithçka që duket argëtuese është e pafajshme.
♋️ Gaforrja
Muret e shtëpisë thithin energji të reja dhe marrëdhëniet familjare marrin frymë ndryshe. Një detyrim i lënë pas dore del nga hija dhe ju kujton se e shkuara gjithmonë kërkon llogari.
♌️ Luani
Hëna në Peshore ju ndez ambicien dhe ju shtyn drejt aleancave me ndikim. Idetë bëhen armë dhe fjalët peshë. E diela sjell një marrëveshje që ju vendos në një pozicion më të fortë se sa tregoni.
♍️ Virgjëresha
Paratë rrjedhin, por kontrolli ju rrëshqet nga duart. Boleku kthehet në tundim dhe çdo vendim kërkon maturi. Një rrugë ose takim pune të dielën hap një kapitull që nuk mbyllet lehtë.
♎️ Peshorja
Dashuria dhe argëtimi ju rrethojnë dhe ju vendosin në një atmosferë joshëse. Një xhelozi nga partneri teston durimin tuaj dhe nxjerr në pah forcën tuaj emocionale.
♏️ Akrepi
Energjia ndryshon dhe ditët e lehta po afrohen, por jo pa çmim. Një lajm familjar ose festë ju mbush shpirtin, ndërsa një takim erotik i fuqishëm zgjon instinkte që nuk flenë më.
♐️ Shigjetari
Shijoni vëmendjen dhe kënaqësinë, por nuk jeni vetëm spektator. Në hije ndërtohet një plan bashkëpunimi që kërkon heshtje dhe zgjuarsi. Loja është më serioze nga sa duket.
♑️ Bricjapi
Një lëvizje në punë ose përballë autoritetit ju jep avantazh financiar. Një çështje personale rrezikon të shpërbëhet nëse ekspozohet më shumë seç duhet. Kontrolli është arma juaj më e fortë.
♒️ Ujori
Planetet në shenjën tuaj ju japin një magnetizëm të fort dhe të rrezikshëm. Hëna në Peshore ju ndihmon të planifikoni me saktësi. Një strategji ekonomike formësohet dhe ju vendos disa hapa përpara të tjerëve.
♓️ Peshqit
Merkuri hyn në shenjën tuaj dhe mendja ju zhytet në lëvizje të fshehta. Udhëtimet, largësitë dhe planet jashtë kufijve marrin formë. Një cikël i ri nis dhe nuk ka kthim pas.





