Pak pas mesante ditën e sotme, 13 shkurt, një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugot Vorë-Fushë Prezë, ku shtetasja me iniciale E.E, rreth 23 vjeçe dyshohet se ka ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë e plagëve të rënda të marra e reja ka humbur jetën në spital.
Ndërkohë grupi hetimor është duke vijuar punën për zbardhjen e rrethanave të plotë të aksidentit. Matetrialet proceduriale i janë refuar prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
“Më datë 13.02.2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”