Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Xum Allushi, ka bërë një deklaratë të fortë që ka ndezur menjëherë rrjetin.
Gjatë një bisede telefonike për emisionin “Andale”, ai është pyetur drejtpërdrejt për marrëdhënien e tij me Top Channel, televizioni ku u bë pjesë e reality show-t më të ndjekur në vend.
Përgjigjja e tij ka qenë e prerë, e drejtpërdrejtë dhe pa asnjë filtër: “S’më ha k*ri hiç.”
Një fjali e shkurtër, por me shumë peshë, që është interpretuar si një distancim i qartë nga televizioni dhe ndoshta edhe nga eksperienca që ai pati brenda shtëpisë së famshme.
Xum Allushi ishte një nga personazhet që krijoi dinamika gjatë qëndrimit në BBVA 4,
por pas daljes duket se raporti me produksionin apo me televizionin nuk ka vijuar në të njëjtën frymë.