Dyshja më e komentuar e momentit në “Big Brother VIP Albania”, Brikena dhe Mateo, duket se nuk kanë ende mbështetjen e plotë të familjarëve të banores.

Ditët e fundit, dy konkurrentët janë afruar ndjeshëm me njëri-tjetrin, duke kaluar pjesën më të madhe të kohës së bashku brenda shtëpisë dhe duke lënë të kuptohet se po lind një romancë e re.

Megjithatë, personat që menaxhojnë rrjetet sociale të Brikenës nuk e kanë mirëpritur këtë afrimitet, pasi në profilin zyrtar të saj në Instagram mungon ende një “follow” për Mateon, pavarësisht përkushtimit që ai ka treguar ndaj saj.

Ky detaj i rëndësishëm ka lënë të kuptohet qartë te ndjekësit se të afërmit e saj nuk e shohin me sy të mirë këtë raport të krijuar së fundmi në lojë.