Mbrëmja e sotme e spektaklit “Big Brother VIP Albania” pritet të rezervojë një surprizë të veçantë për banorët dhe publikun,

pasi është zbuluar emri i të ftuarës speciale që do të hyjë në shtëpi.

Në promon zyrtare është paralajmëruar prania e një personazhi të rëndësishëm,

e cila vjen pikërisht në momentin kur banorët sapo kanë realizuar sfidën javore të aktrimit me skena nga filmi “2 Gisht Mjaltë”.

Burime për “Anabel” bëjnë me dije se artistja që do t’i bashkohet shtëpisë sonte është Elvana Gjata.

Hyrja e saj lidhet me dinamikat e lojës, por edhe me një moment kulminant të karrierës së saj,

pasi më 10 maj ajo do të mbajë koncertin e madh “Dekada” në “Unipol Forum” në Milano, një arenë prestigjioze ku kanë performuar yje botërorë.

Ky rikthim i këngëtares në format vjen pas pjesëmarrjes së saj në edicionin e dytë, ku performoi gjatë ceremonisë së dasmës së Luiz Ejllit dhe Kiara Titos.