Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Mirit dhe Kristit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.

Dy banorët po qëndronin jashtë kur papritur Kristi që kishte një shishe ujë në dorë e hedh drejt Mirit.

Ky i fundit i kap dorën banorit dhe ujin e kthen drejt tij.

Në këto momente ndërhyjnë dhe banorët e tjerë për t’i ndarë. Selin merr Kristin dhe futen brenda.

“Ça bëni se e bëtë të rrugës me u lagur, si me qenë fëmijë”, dëgjohet të thotë Marko, ndërsa banorët e tjerë bënin si tifozë ose për Mirin, ose për Kristin.Pjesë nga debati:

Miri: Hë provoje njëherë

Kristi: Do me të pastruar edhe ty

Selin: O njerëz, boll

Marko: Ça bëni se e bëtë të rrugës me u lagur, si me qenë fëmijë

Kristi: Do të derdhet në një moment…

Miri: Hajde provoje, surrat

Gimbo: Ça u bë Miri?

Miri: Asgjë.