Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në rrugën “Dhimokratias” në periferi të Athinës.
Policia greke bën me dije se nga aksidenti ka humbur jetën një 15 vjeçar, ndërsa dy adoleshentë të tjerë në gjendje të rënde por jashtë rrezikut për jetën.
Mediat e vendit fqinj, shkruajnë se njëri prej adoleshentëve mori nga çanta çelësat e automjetit të së ëmës dhe në vazhdim së bashku me dy shokët e tij, mes tyre njëri shqiptar, nisën të ecin me shpejtësi nëpër rrugët e zonës.
Dyshohet se për shkak të shpejtësisë, makina doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, duke lënë të vdekur në vend njërin prej dy pasagjerëve 15 vjeçar, ndërsa drejtuesi i automjetit dhe adoleshenti tjetër u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen detaje të plota rreth kësaj ngjarje të rëndë.