Pas eliminimit mbrëmjen e së premtes nga ”Big Brother Kosova Vip 4”,

këngëtari Labinot Rexha ka reaguar publikisht përmes një deklarate të fortë, duke ngritur dyshime mbi mënyrën e eliminimit të tij dhe duke pretenduar se produksioni kishte qëllim ta largonte para finales.

Përmes postimeve, ai ka ndarë mendimet e tij mbi televotimin, përkrahjen e publikut dhe informacione që thotë se i ka mësuar pas daljes nga shtëpia.

“E sollët zarfin e zi për Labin që ta stoponi popullin, mos me çu vota kinse do e heqim.

U pa nga televotimi dëshira e madhe e produksionit për ta nxjerrë, pasi ishte hera e parë në histori që u bënë vetëm 5 vota nga një telefon dhe televotimi ishte Labi kokë më kokë me gjithë fansat e banorëve mrena dhe nuk mjaftoi kjo,

edhe thirrja e opinionistëve që ta votojnë me dalë. Dhe prapë 48% me 52%. Gjysma e popullit është me të vërtetën edhe pse i kishim kundër të gjithëve”.

Ai theksoi se diferenca në televotim ishte shumë e ngushtë dhe se përkrahja e publikut për të ishte e madhe, pavarësisht rrethanave që, sipas tij, ishin kundër tij.

Në një deklaratë tjetër, Rexha pretendon se pas daljes nga shtëpia ka mësuar informacione të reja që, sipas tij, konfirmojnë dyshimet për eliminimin e tij të planifikuar: “Pas daljes nga shtëpia mora vesh shumë gjëra të ndryshme dhe fjalë të cilat po tregojnë të vërtetën.

Dolen fjalët e Limit që i tha Olsa: duhet me nxjerr Labi me zarf të zi para finales sepse na e merr fitoren se ka vota. Limi, para se të futet në Big, e ka takuar Olsen dhe pas takimit na ka njoftuar me telefon atë ditë që mos u lodhni kot, se Olsa ka me nxjerr me zarf të zi para finales”.