Këngëtari i muzikës popullore shqiptare, Ylli Baka ka pësuar një incident gjatë një performance të tij, pasi është goditur me pjata nga disa persona teksa ishte duke kënduar.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, artisti ishte në mes të performancës kur individë nga publiku i janë afruar dhe i kanë hedhur në fytyrë pjata kartoni me trëndafila.

Për disa nuk është konsideruar si incident, por si një traditë në tavernat greke, ku këto pajat me trëndafila hidhen në shenjë argëtimi.

Siç shihet edhe nga pamjet, këngëtari ka ruajtur qetësinë dhe ka vazhduar performancën, ndonëse është gjendur i papërgatitur përballë situatës.