Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    ‘Polici i thoshte ngrihu dhe i godiste valixhet, ajo po flinte mbi to…’ Elvira Tata tregon momentin e mjerushëm se si e gjeti të madhen Parashqevi Simakun

    December 17, 20243 Mins Read Të Fundit

    Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës artisten e madhe Parashqevi Simaku ka treguar me detaje se si e ka njohur dhe çfarë kanë komunikuar së bashku.

     

    Tata thotë se Simaku nuk e ka pranuar që jetonte në rrugë, por i ka thënë që ndodhet aty pasi pret një avokat që t’i sjellë të birin. Por, momenti kur Elvira Tata ka kuptuar se Parashqevi Simaku jetonte në rrugët e Amerikës ka qenë kur e ka gjetur të shtrirë në 2 valixhe duke fjetur në stacionin e trenit.

    Blendi Fevziu: Si e gjetët Parashqevi Simakun?

    Elvira Tata: Unë kisha 10 ditë në spital me mamanë shumë të sëmurë. Morëm një grip të dyja dhe jam e sëmurë nga një virozë dhe kisha 10 ditë që nuk kisha shkuar në punë. Atë ditë që vendosa të shkoja në punë, 2 ditë më parë kisha parë videon që kishit nxjerrë ju dhe mendova “sikur ta gjej unë”. Duke ecur rrugëve, kaloj në stacionin e madh dhe nuk e gjeta. Kur dal nga qendra e madhe e trenave, në një ndërtesë ishte ulur Parashqevia. E njoha nga fytyra, mënyra e veshjes. Ndalova para saj me shumë gëzim dhe i them në anglisht dhe i them a je ti Parashqevi Simaku dhe ajo qeshi dhe më tha “Po”. Më tha mua që “nuk je shqiptare, por dukesh si austro-hungareze”, ndërkohë unë kisha telefonin në dorë. Unë atë video e kam ndarë për miqtë e mi dhe ma vodhën. Unë i thashë si “të të bëj që të gjej ty”.

    Blendi Fevziu: Ajo nuk dinte asgjë?

    Elvira Tata: Ajo më tha që nuk kam telefon. Ajo më thotë mua që po pres një avokat që të më sjellë djalin dhe pse më ke zënë rrëzen e diellit më ke ardhur si një diell, mendova se të solli avokati këtu tek unë. I jam lutur që të mos lëvizte nga vendi.

    Blendi Fevziu: Kur u riktheve nga aty, a e rigjete?

    Elvira Tata: Unë shkova në punë dhe nuk më zinte vendi. Ishte në rrugë. Më pas mora leje dhe shkova me vrap dhe nuk e gjeta në atë vend. U preva komplet si e lashë, të mos e lija dhe në këto momente m’u kujtua që më tha se “do të më gjesh poshtë sepse poshtë bëhet koncert Jazz dhe më pëlqen të dëgjoj muzikë”. Zbrita poshtë dhe nuk e gjeta dhe u mërzita shumë që nuk e gjeta. U ktheva. Ajo kishte qenë mbi sytë e mi, por shtrirë mbi 2 valixhe dhe kishte futur kokën brenda dhe po flinte. Aty e kam njohur vetëm nga shalli që kishte në qafë.

    Ajo nuk qëndronte tek rrjedha e personave që rrinte në trena. Nuk e zgjova nga gjumi. Aty u tmerrova që e pashë të flinte mbi valixhe. Vjen një polic dhe i bie valixheve të saj me shkelma. Dhe polici i tha “çohu”. I thashë mos e prek me dorë, është kushërira ime. Polici kishte vite që e shihte dhe e dinte se kush ishte. Unë i thashë “do të vish me mua”. E kam çuar në një restorant aty afër dhe shkova të porosisja ushqimin. Kërkoi mish dhe tha se kam mall nga Shqipëria. Herë më fliste shqip e herë anglisht. Nuk pranonte që jetonte aty poshtë, aq krenare. Unë e kuptova që jetonte si e pastrehë.

    blendi fevziu elvira tata parashqevi simaku
    Previous ArticleKy thuhet se është djali 20-vjeçar i Parashqevi Simakut: DEL FOTO
    Next Article U tha që niste me 21 Dhjetor, Sara Hoxha tregon se sa ditë, orë dhe sekonda na ndajnë nga Prime i parë i BBVA4!
    Të Fundit

    Si është marrëdhënia e tyre? Neda Balluku ka dy fjalë për Arbër Hajdarin

    May 21, 2025

    Ditët e fundit të muajit Maj, moti bënë kthesën e papritur, ja cfarë na pret!

    May 21, 2025

    ‘Isha gati për të qarë…’ Kiara Tito rrëfen momentin e vështirë në Portokalli, ja cfarë i paska ndodhur

    May 21, 2025
    ShowBizi

    Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ja detaji qe ngriti dyshime

    May 21, 2025

    Neda Balluku flet pas BBV: Nuk kam miqësi me banorët sepse…

    May 21, 2025

    E TRISHTE/ Ndahet nga jeta sopranoja e njohur Shqiptare

    May 21, 2025
    Horoskopi

    Këto shenja të zodiakut do t’i kenë xhepat plot deri më 25 Maj…

    May 21, 2025

    “Leku letër”- Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të pasurohen në ditët në vijim, ja ku duhet të tregoni kujdes!

    May 21, 2025

    A jeni gati të pasuroheni? Këto 3 shenja të horoskopit do i mbushen xhepat plot

    May 21, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Truri juaj mund të jetë i lodhur? Ylli Merja: Bëhu mjek i vetes, ja si ta dalloni përballë pasqyrës dhe mënyrat e kurimit të tij me…

    December 18, 2024

    Shpëtoni zemrën tuaj nga sëmundjet! Ylli Merja: Ja perimet, frutat dhe bimët që shërojnë zemrën

    January 9, 2025

    Luftojeni mykun në kohë rekord vetëm me këto produkte që keni në shtëpi / Ylli Merja: 100 % efektive

    January 23, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.