Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    ‘TURP për të gjithë ne…’ Aida Shtino tregon të ‘VERTETEN E DHIMBSHME’ të Parashqevisë që ne nuk e ‘SHPETUAM’ dot!

    December 20, 20244 Mins Read Të Fundit

    Ditët e fundit, pamjet e publikuara të këngëtares së njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, kanë tronditur zemrat e mijëra shqiptarëve.

     

    Figura e saj, e cila dikur përfaqësonte një frymë shprese dhe gëzimi në ditët më të vështira të diktaturës, duket se sot është lënë në harresë. Çfarë ka ndodhur që një ikonë e tillë të përfundojë në një gjendje kaq të rëndë?

    Në një deklaratë të ndjerë, gazetarja Aida Shtino ngre pikëpyetje të forta mbi indiferencën e shoqërisë shqiptare ndaj figurave të saj më të shquara.

    Përmes një reagimi emocional, ajo ndan kujtimet e saj për këngëtaren brilante dhe ngritjen e saj si simbol kombëtar, por gjithashtu reflekton mbi realitetin e dhimbshëm të braktisjes që i bëhet artistëve tanë.

    Deklarata e Aida Shtinos:

    “Këto ditë është ngritur rrjeti në këmbë për shkak të pamjeve që u publikuan të këngëtares tonë të famshme Parashqevi Simaku. Atë ditë që e pashë ndjeva një keqardhje në shpirt, ishte sikur po shikoja dikë të familjes time në atë gjendje…

    Parashqevia me zërin e saj brilant, me prezencën e saj, ishte pjesë e çdo familje shqiptare, sidomos në ato ditë të vështira të diktaturës…ajo ishte për ne si një dritare e bukur shpirëtore shpresëdhënëse.
    Këngët e saj i dija përmendësh dhe mbaj mend që i këndoja nëpër shtëpi , apo i kërcenim në mbrëmjet tona të vallzimit, të vetmet aktivitete argëtuese që ne kishim në atë kohë. Këngët e saj më lidhin edhe sot me adoleshencën dhe jam e bindur edhe disave prej jush ,që e keni jetuar kohën e Parashqevi Simakut.

    Akoma edhe sot këngët e saj i kam mbledhur në një usb dhe i dëgjoj në makinë. Ndërkohë kur pash ato pamje të saj mu trondit shpirti dhe me vete mendova, se sa shumë figura të artit shqiptar ne i kemi “katandisur” në atë ditë…
    Me vete mendova që ne shqiptarët jemi krenarë vetëm të bërtasim nëpër stadiume dhe kaq, më tej as që duam t’ia dimë.
    Mirë ne që jetojmë brenda vendit që e dimë, se nëse në këtë vend ke vlera , këtu të mbysin dhe të groposin dhe ta bëjnë shpirtin fërtele e kënaqen derisa të mos ekzistosh më dhe këtë ma besoni , sepse e kam përvojë nga vetja ime…

    Por nejse këtë shkrim nuk po e bëj për veten time, (edhe pse e kam një lëmsh në zemër e do vijë dita që secili do mari dënimin që meriton, sepse unë besoj tek Drejtësia Hynore) por këtë shkrim po e bëj për Parashqevinë dhe këtu e kam fjalën për lobin shqiptar të Amerikës ,që nuk lanë këngëtarë e këngëtare, pa ftuar në eventet e tyre famoze në emrin e Shqipërisë… po po e kam fjalën për lobim shqiptar të Amerikës, që nuk lanë laraskë e sorrë e dudukër pa promovuar atje e duke ju paguar çmime të majme për një koncert dhe ndërsa tani habiten për gjendjen e artistes shqiptare, Parashqevi Simaku…
    Ku ishin organizatat kulturore shqiptare atje kur ajo ishte në rrugë…???

    Ku ishin biznezmenët shqiptarë atje? Ku ishin artistët shqiptarë që jetojnë në Amerikë ???
    Ku është shoqata shqiptare “Vatra”???
    Fjala Lob të nderuar do të thotë mbledhje rreth njëri – tjetrit dhe të gjithë atyre që mbajnë emrin Shqiptar, do të thotë që të interesohesh për nevojat e komunitetit tënd, do të thotë ti qëndrosh pranë çdo figure të famshme që kombet e tjera i ruajnë si asete. Etj etj…
    Po ju shqiptarët e Amerikës çfarë keni bërë atje???
    A ka lob shqiptar në Amerikë ???
    Funksionon apo jo???
    Po artista shqiptarë a ka në Amerikë ???
    Ja pra kjo është shoqëria jonë , atë katandisje që kemi në vend , atë katandisje e marim me vete edhe kur emigrojmë , madje edhe kur pasurohemi jashtë Shqipërisë ,
    atje në Amerikën e largët.
    Gjendja e Parashqevisë në atë video e publikuar nga njëri prej gazetarëve tanë më të famshëm ,është katandisja jonë si komb, që kënaqemi me fatkeqësinë e tjetrit , madje i bëjmë edhe video e çuditemi “është ajo apo nuk është ajo?!” thua se nuk e dinin që ishte ajo. Gjendja e Parashqevisë është katandisja jonë , është katandisja e atyre që ju ka hypur tamaja e botës materiale dhe mendojmë se do jetojmë përjetësisht…
    Nuk kam fjalë tjetër vetëm një TURP për të gjithë ne !!!!
    Ah harrova edhe diçka , Parashqevia është aq e mençur,
    sa me gjendjen e saj na ka dhënë një mësim të mirë e sidomos me faktin që ka harruar gjuhën shqipe , por në fakt ajo shqipen se harron kurrë , por do të harrojë shqiptarët që e harruan dhe e braktisën !!!!
    Më thoni pak a do thërrisni me zë të fortë tani nëpër stadiume “ O sa mirë me kenë Shqiptar! “ ?

    aida shtino parashqevi simaku
    Previous ArticleNis që sonte??? Top Channel ndanë LAJMIN E PAPRITUR, dicka e madhe pritet të ndodh në mbrëmje në lidhje me BBV4
    Next Article E buzëqeshur dhe e lumtur, Parashqevi Simaku këndon italisht teksa darkon në restorant (Video)
    Të Fundit

    Si është marrëdhënia e tyre? Neda Balluku ka dy fjalë për Arbër Hajdarin

    May 21, 2025

    Ditët e fundit të muajit Maj, moti bënë kthesën e papritur, ja cfarë na pret!

    May 21, 2025

    ‘Isha gati për të qarë…’ Kiara Tito rrëfen momentin e vështirë në Portokalli, ja cfarë i paska ndodhur

    May 21, 2025
    ShowBizi

    Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ja detaji qe ngriti dyshime

    May 21, 2025

    Neda Balluku flet pas BBV: Nuk kam miqësi me banorët sepse…

    May 21, 2025

    E TRISHTE/ Ndahet nga jeta sopranoja e njohur Shqiptare

    May 21, 2025
    Horoskopi

    Këto shenja të zodiakut do t’i kenë xhepat plot deri më 25 Maj…

    May 21, 2025

    “Leku letër”- Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të pasurohen në ditët në vijim, ja ku duhet të tregoni kujdes!

    May 21, 2025

    A jeni gati të pasuroheni? Këto 3 shenja të horoskopit do i mbushen xhepat plot

    May 21, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Gabimi më i madh nuk qëndron te ushqimi, Ylli Merja zbulon “recetën” për të humbur 5 kg në muaj

    December 17, 2024

    Mjalti, shëruesi i madh! Si duhet të përdoret pa humbur vlerat ushqyese dhe cilat sëmundje kurohen prej tij?

    January 9, 2025

    Sëmundja e ‘panjohur’ e meshkujve, nëse keni këto shenja kujdes, mund të keni nivel të lartë të acidit urik / Trajtimi përmes kurave bimore dhe regjimit ushqimor

    January 9, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.