Close Menu
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Hilsn MediaHilsn Media

Qumështi i bletës, ‘ilaçi i mrekullive’ për shumë sëmundje! Ylli Merja tregon dozat e duhura si dhe disa receta përdorimi

0
By admin on January 3, 2025 Këshilla Shëndeti

Qumështi i bletës bën mrekulli në shëndetin tonë! Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon dozën si përdoret tek të rriturit dhe fëmijët dhe si ta dallojmë nëse është organik

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për qumështin e bletës, “ilaçin e mrekullive” për shumë sëmundje. Sa duhet të jetë doza e duhur për fëmijët dhe të rriturit si dhe mënyrat e përdorimit.

“Gjithçka që prodhon bleta është bekim për njeriun. Qumështi i bletës një nga sekretet e ruajtura të natyrës” e nis kështu bisedën specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja.

Qumështi i bletës prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore, ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe pak aromë. Një qumësht cilësor duhet të jetë si lëng veshtullor dhe kur e prekim me majat e gishtave nuk duhet të na kokrrizohet në dorë, shprehet Merja.

I cilësuar si superushqim për superfuqi, qumështi i bletës rrit imunitetin dhe trajton një sërë sëmundjesh në organizëm.

Qumështi i bletës përmban:

· Mbi 150 përbërës aktiv biologjik

· Ujë 66 – 69 %

· Aminoacide esenciale 17-19 %

· Yndyrna 3-5 %

· Minerale 2-2.5 % (kalium, kalcium, natrium, zink, hekur, bakër)

· Vitamina 2 % (A, B, B2, B5, B6, B8)

· Hormone, substanca stimuluese

· Enzima

Vlerësohet si nektari i perëndive për nga vlerat e jashtëzakonshme që i dhuron organizmit. I pasur me ushqyes të cilët dhurojnë vetëm shëndet, prej vitesh tashmë është kura natyrale më e mirë e kujdo që kërkon të forcojë trupin dhe mendjen.

Vetitë e qumështit të bletës:

· Rivitalizon trupin dhe e rigjeneron atë

· Frenon plakjen e organizmit

· Ushqen sistemin nervor, lufton parkinsonin

· Përmirëson koncentrimin, kujtesën, largohet frika

· Ndihmon organizmin të luftojë sëmundjet virale dhe bakteriale

· Rrit performancën hormonale

· Rrit nivelin e kolagjenit, forcon kockat

· Forcon imunitetin e organizmit kundër kancerit

· Ndihmon diabetikët në uljen e nivelit të glukozës

· Lufton aneminë dhe infeksionet bakteriale

· Ndihmon në trajtimin e plagëve dhe puçrave

· Aleat në dermatologji, lufton rrudhat

Përdorimi i qumështit të bletës, në dozat e duhura është shumë i rëndësishëm sipas specialistit Merja:

· 5 mgr për çdo kg peshë trupore, vendoset poshtë gjuhës

· Për fëmijët në 0,5 kg mjaltë shtohet 5 gr qumësht blete. Përziejeni mirë dhe fëmija mund të konsumojë esëll 10-15 gr.

· Për të rriturit në 0,5 kg mjaltë shtoni 10cc qumësht blete. Përziejeni mirë dhe konsumohet 25 gr mjaltë me qumësht blete esëll në mëngjes.

Gjithashtu një rëndësi të veçantë i duhet kushtuar dhe ruajtjes së tij për të mos humbur vlerat. Në momentin që merret deri në konsumim të ruhet në frigorifer në temperaturë minus 20 gradë Celsius, këshillon Merja. Ndërsa, në momentin që nis konsumimi, ruhet në frigorifer në temperaturën 4 gradë Celsius.

Specialisti i mjekësisë popullore Ylli Merja ndau dhe disa receta për përdorime të qumështit të bletës në sëmundje të ndryshme dhe në dermatologji.

Për kujtesën, alzheimer, parkinson:

· Në mëngjes vendoset 0,5 gr qumësht blete poshtë gjuhës

· Pini çaj harmonia 3 gota në ditë para buke

· Pini 2 x 4 pika në ditë pas buke vaj harmonia

· Përdorni 20 fije shafran në ditë, në kos ose gjellë

Për aneminë:

· Vendos poshtë gjuhës në mëngjes esëll qumësht blete (për fëmijët sipas peshës trupore 100 mrg, 200 mgr, 300 mgr / për të rriturit 500 mgr)

· Përdorni rrënjë sanze, hidhni në 1 lugë gjelle kos 1 lugë kafeje rrënjë sanze

· Pini çaj anemie 3 x 1 gotë në ditë para buke

· Pini alkania ngjyruese 1 gotë çaji çdo pasdite

Në dermatologji, për trajtim plagësh, puçrash, akne, rrudha, seborea:

· Në 50 gr krem shtoni 2-3 gr qumësht blete, përziejeni dhe mbajeni në frigorifer. Kremi mund të jetë sipas funksionit të lëkurës dhe problematikës./Shqiptarja.com

Ylli Merja
Previous Article‘Zjarri i Natës’, si ta kuptojmë dhe parandalojmë sëmundjen torturuese përpara se të jetë tepër vonë. Metodat natyrale të trajtimit sipas Ylli Merjas
Next Article E trishtë! Ndërron jetë këngëtari i njohur turk
Të Fundit

Nuk shfaq shenja pendese? Babai ‘M0STER’ flet para gjykatës ‘Ab*zova me vajzën time në makinë, kur po kth…’

July 2, 2025

‘Jam me fat që kam qenë me të…’ Stine bënë deklaratën e papritur për Roza Latin!

July 2, 2025

Mes lotëve dhe dhimbjes së madhe, nesër i jepet lamtumira e fundit gazetarit të njohur shqiptar!

July 2, 2025
ShowBizi

‘Mendova se po më puthte në ball, por ai më…’ Neda Balluku përlot me shkrimin pas ngjarjes tronditese në Fier!

July 1, 2025

‘Shkak’ Egli Tako? Olsi Bylyku ndahet edhe nga e dashura e re, ja cfare flitet

July 1, 2025

4 shenja të horoskopit lënë pas fatin e keq! Korriku nis me zhvillime pozitive dhe shumë surpriza, ja ku duhet të përqëndroheni

July 1, 2025
Horoskopi

Rrezikoni të ndaheni! Probleme madhore do ju ndodhin sot në dashuri, yjet paralajmërojnë si asnjëherë më parë!

July 2, 2025

Korriku me mundësi të shumta VETEM për këto shenja! Ja cfarë thonë yjet për ju

July 1, 2025

‘Zgjohuni! Eshte koha për sfida të reja…’ Horoskopi javor, kjo shenjë do përjetojë ‘DEMTIMIN’ jetësor!

July 1, 2025
Këshilla Shëndeti

Qumështi i bletës, ‘ilaçi i mrekullive’ për shumë sëmundje! Ylli Merja tregon dozat e duhura si dhe disa receta përdorimi

January 3, 2025
Ylli Merja

Ylli Merja: Efektet kurative të ‘bimës së trurit’: Mund të përdoret nga personat me depresion apo ankth, por jo në…

February 23, 2025
Ylli Merja, Myku

Ylli Merja tregon me ne fund si të luftoni mykun me bimët mjekësore…

January 30, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.