Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

‘O dielli i mamit, o biri im…’ Parashqevi Simaku përjeton emocione të forta. Takon të birin! Ja cfarë i tha ai

January 4, 20252 Mins Read Të Fundit

Takimi i shumëpritur mes Parashqevi Simakut dhe djalit të saj, Luke ndodhi më në fund. Ishte një takim emocionues jo vetëm për këngëtaren tone e cila prej vitesh e priste por edhe për të gjithë shqiptarët.

 

Momentet prekëse u publikuan në “Instagram” nga të biznesmenit Elton Ilirjani, që ndihmoi për këtë ribashkim të nënën me djalin e saj. Ilirjani ndau disa çaste nga takimi i nënë e bir, ku i pranishëm ishte dhe ish-bashkëshorti i këngëtares dhe babai i djalit, Robert Nolfe. I pranishëm ka qenë edhe ish-bashkëshorti i saj Robert Nofle. Në pamjet e reja tregohet momenti kur muzikanti dhe i biri i drejtohen derës së apartamentit ku jeton Parashqevia.

Parashqevi thotë se falenderon Eltonin dhe Robertin për gjithçka ata kanë bërë.

Parashqevi Simaku: Ai është nervoz (flet për djalin Luke). Faleminderit Zot, Zoti të bekoftë ty Elton.
Luke: Ndihem mirë. E dua mamin.

 

“O shpirt i mamit, o dielli im”, i drejtohet ajo djalit, ndërsa e pyet nëse mban mend gjë nga Shqipëria, po ai përgjigjet: “Jo”.

“Luke e dëgjoi gjashtë herë këngën ‘E duam lumturinë’. U krenua me nënën e vetë! Nuk e prisja këtë reagim pozitiv pas kaq shumë vitesh. Dashuria triumfoi sërish dhe gjithmonë do të triumfojë. Dashuria nuk blihet me para. Kjo histori nuk kishte nevojë për para dhe këtë ma mësoi Parashqevi Simaku”, u shpreh Ilirjani që dëshmoi takimin e rrallë familjar.

Ndërsa vetë këngëtarja, pas takimit përshkroi në një tjetër video ndjesitë e saj.

 

“Një falenderim për këtë engjëllin që bëri një mrekulli për mua, nuk e harroj sat ë vdes. Një përshëndetje shpirtërore nënës së tij, që u bë shkak që Eltoni të linte luksin e Majemit dhe të vinte këtu. Nuk e harroj sa të ves, e ka derën e zemrës të hapur, edhe djali, edhe Roberti kanë të njëjtën dashuri”.

Lotët janë të pakët dhe nuk mjaftojnë për ta përshkruar këtë emocion që i ka ndodhur ikonës së muzikës tonë, Parashqevi Simaku. Ajo kishte 10 vite që nuk takohej me djalin e saj dhe jetonte si e pastrehë në USA, priste çdo ditë që djali i saj të shfaqej në stacionin e trenit ku ajo kalonte ditët dhe netët. Shqiptarët u bënë të gjithë bashkë për ta ndihmuar atë dhe më në fund ia dolën, nëna u takua me birin e saj. Kontribut të jashtëzakonshëm dha padiskutim biznesmeni shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani.

djali parashqevi simaku
Previous ArticleCfarë ndodhi? Olta shpërthen në lot dhe i lutet Atillës për këtë gjë
Next Article Lëvizjet financiare do të jenë vendimtare sot! Parashikimi i horoskopit…
Të Fundit

‘K*rvë të lutem…’ Vserlo shpërthen keq ndaj Gjestit dhe Egli Takos!

June 4, 2025

Ngjarje e rëndë në vend! 65-vjeçari g*ditet për vd*kje nga rrufeja

June 4, 2025

Aksident i rëndë në vend, makina kthehet përmbys në mes të rrugës!

June 4, 2025
ShowBizi

Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

June 4, 2025

Nga 6 qershori, Venusi favorizon këto 3 shenja horoskopi: Bollëk dhe mundësi të reja

June 4, 2025

Laert Vasili paralajmëron ish-banorët e BBVA, ‘nëse vazhdojnë do të përballen me avokatët e mi’

June 4, 2025
Horoskopi

Ditë të bardha dhe lumturie për këto shenja të horoskopit! Shumë lekë dhe dashuri…

June 4, 2025

Nga 6 qershori, Venusi favorizon këto 3 shenja horoskopi: Bollëk dhe mundësi të reja

June 4, 2025

Tre shenjat e horoskopit që do të përjetojnë verën më të çmendur të jetës së tyre!

June 4, 2025
Këshilla Shëndeti

Si të hiqni qafe dhimbjet e nervit shiatik / Ylli Merja: Me këtë kurë, e largoni për 2 javë dhe nuk keni nevoje per…

January 23, 2025

Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja: Ju tregoj hapat drejt një dobësimi të suksesshëm

January 9, 2025

Ylli Merja: Si të hiqni 5 kg shëndetshëm brenda 1 muaji: Për t’u dobësuar më shpejt duhet të konsumoni…

February 23, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.