Hilsn

‘Janë rritur me vuajtje e vështirësi…’ Xhaxhai i 33 vjecarit që u vr* në Shkodër flet i prekur dhe mes lotësh ‘Na e morën gjithë atë djalë…’

Një atentat me armë zjarri tronditi Shkodrën mbrëmjen e kaluar.

 

33-vjeçari Ramazan Mataj u ekzekutua në zonën e Dragoçit, në Postribë, brenda në automjetin e tij

Ai ka qenë duke lëvizur me një automjet tip “Benz” kur ndaj tij është hapur zjarr.

Xhaxhai i viktimës Naim Mataj ka theksuar se nipi i tij nuk ka pasur asnjë konflikt.

“Punonte në Malin e Zi si mjeshtër. Para afro një viti e gjysmë ka qenë në Belgjikë ndërsa kohët e

fundit ka punuar në Malin e Zi. Vëllai i tij ndodhet në Belgjikë. Nuk kanë probleme apo ndonjë konflikt. Janë rritur me vështirësi sepse nuk e kanë patur gjendjen ekonomike të mirë”.

×