Close Menu
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Hilsn MediaHilsn Media

Probleme dhe vështirësi në tretje? Ylli Merja rekomandon ushqimet dhe bimët mjekësore që rigjenerojnë sistemin e tretjes

0
By admin on January 9, 2025 Këshilla Shëndeti
Ylli Merja

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV me Specialistin e Bimëve Mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një nga shqetësimet më të mëdha që ka popullata sot, problemet dhe vështirësitë në tretje.

Po cilët janë shkaktarët e mosfunksionimit mirë të tretjes? Si mund të përshpejtojmë metabolizimin dhe cilat janë çajrat dhe bimët mjekësore që rigjenerojnë sistemin e tretjes.

Shpeshherë na ndodh që barku të rrijë i fortë, i fryrë, të kemi gurgullimë gazrash, të kemi vështirësi në tretje.

Shkaqet e këtij çrregullimi funksional mund të jenë të ndryshme si mos aktiviteti fizik, shkaqet stresuese, psikologjike apo dietat ushqimore. Për ta kthyer në normalitet tretjen duhet të korrigjohet së pari dieta ushqimore.

Sipas specialistit të Bimëve Mjekësore Ylli Merja, ushqimet, erëzat apo bimët që duhet të konsumojmë duhet të kenë këto kritere: të përmbajnë fibra, celulozë ose pektinë, të përmbajnë acide organike, enzima e fermente.

Në regjimin tonë ushqimor nuk duhet të mungojnë ushqimet të cilat stimulojnë tretjen si:

· Perimet si brokoli, preshi, panxhari i kuq, spinaqi, bishtajoret, trahanaja

· Lakra të egra si çikore, rradhiqe, qumështor, hithra, lëpjeta, burdullaku

· Erëza kuzhine si koper, mendër, finok, borzilok, majdanoz, jamballi, xhinxhër

· Fruta si kumbulla, kivi, molla, molla e egër, dardha, fiku, bajamet, boronica

· Fara liri, chia, tërshëra, bollguri

Ndërsa sa i takon bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal në mrekullitë që bën bima e drunakuqit, gjethja e senës, barbaroza, mëllaga, molla e egër dhe bari i majasëllit.

Dy çajrat e rekomanduara nga Ylli Merja shumë efikas në rigjenerimin e sistemit tretës janë:

· ÇAJI I MËNGJESIT

Në një gotë ujë të vakët hedhim 1lugë supe fara liri, 1 lugë supe fara chia dhe 1 lugë çaji mjaltë. Lëreni 10 minuta duke e trazuar çdo 2-3 minuta. Çaji pihet esëll 20-30 minuta para konsumimit të mëngjesit.

· ÇAJI I MBRËMJES

Në një gotë ujë të nxehtë hedhim 1 lugë supe drunakuq dhe 1 dorë gjethe frashëri ose 1 lugë supe molle të egër. Lëreni 10 minuta sa të oksidohen antrakinonet dhe më pas ziejeni për 2-3 minuta. Lerëni të ftohet 10-15 minuta dhe pijeni çajin 20-30 minuta para gjumit. /Shqiptarja.com

Ylli Merja
Previous ArticleYlli Merja: Glikoja e arrës dhe propolisi me rigon, zgjidhja për të kuruar ga…
Next Article ‘Minuta e artë’ që shpëton jetën, nga mbytja te tensioni i lartë, rënia apo ngritja e sheqerit, kapërcimi i gjuhës… si duhet të veprojmë sipas Ylli Merjas
Të Fundit

Trishtim dhe dhimbje e rëndë! Ndahet nga jeta në moshën 28 vjecare aktorja e njohur!

July 1, 2025

‘Mendova se po më puthte në ball, por ai më…’ Neda Balluku përlot me shkrimin pas ngjarjes tronditese në Fier!

July 1, 2025

Aksident i rëndë në Shkallën e Tujanit. Përmbyset kamioni me rërë, shoferi…

July 1, 2025
ShowBizi

‘Mendova se po më puthte në ball, por ai më…’ Neda Balluku përlot me shkrimin pas ngjarjes tronditese në Fier!

July 1, 2025

‘Shkak’ Egli Tako? Olsi Bylyku ndahet edhe nga e dashura e re, ja cfare flitet

July 1, 2025

4 shenja të horoskopit lënë pas fatin e keq! Korriku nis me zhvillime pozitive dhe shumë surpriza, ja ku duhet të përqëndroheni

July 1, 2025
Horoskopi

Korriku me mundësi të shumta VETEM për këto shenja! Ja cfarë thonë yjet për ju

July 1, 2025

‘Zgjohuni! Eshte koha për sfida të reja…’ Horoskopi javor, kjo shenjë do përjetojë ‘DEMTIMIN’ jetësor!

July 1, 2025

Muaj i ri, ndodhi të reja! Horoskopi i Korrikut nga Pablo Fox: Do ju ndodh e PAIMAGJINUESHMJA!

June 30, 2025
Këshilla Shëndeti

Mjeku popullor, Ylli Merja : Ju tregoj sekretin për një tru të shëndetshëm dhe me kujtesë të fortë me…

December 18, 2024

Ylli Merja: Kura 10 ditore për të eliminuar parazitët në zorrë

December 21, 2024
Ylli Merja

Vuani nga psioriaza? Ylli Merja: Provoni këto trajtime natyrale dhe ky problem i juaji do të marrë fund dhe nuk…

December 21, 2024
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.