Close Menu
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Hilsn MediaHilsn Media
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Hilsn MediaHilsn Media

Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja: Ju tregoj hapat drejt një dobësimi të suksesshëm

0
By admin on January 9, 2025 Këshilla Shëndeti

Mbipesha dhe obeziteti. Efektet negative të mbipeshës në organizëm. Si mund të humbasim kilogramët e tepërt në mënyrë sa më të shëndetshme

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për kilogramët e tepërt. Si mund të humbasim peshë në mënyrë të shëndetshme?

Me rritjen e temperaturave, me ardhjen e verës dhe me ekspozimin e pjesëve më të mëdha të trupit, të gjithëve u rritet dëshira për t’u dukur sa më bukur dhe mbase për të rrëzuar disa kilogramë më shumë.

Dhe në fakt, stina e verës është dhe stina më favorite për të humbur peshë.

Mbipesha dhe obeziteti sjellin efekte goditëse në organizëm si: gurë në tëmth, çrregullim të punës së zemrës dhe kolesterolit, dhjamosje e mëlçisë dhe barkut, hipertension arterial, diabet, vështirësi në frymëmarrje, vështirësi në treje e jashtëqitje, infertilitet.

Sipas specialistit Merja, e rëndësishme është në rradhë të parë të dini sesi ndodh dobësimi në organizëm, atëherë mund të kuptoni që ky është një proces që duhet të ndodhë ngadalë për një periudhë të caktuar, pasi nuk mund të arrihet brenda një apo dy javësh. Kjo është shumë e gabuar! Dobësimi duhet të bëhet gradualisht, mosngrënia për kohë të gjatë e dëmton organizmin, megjithëse ju mund të ndjeni vetëm dobësi fizike, dëmtimi që shkaktohet mund të shfaqet pas disa muajsh apo edhe vitesh.

Një stil jetese i shëndetshëm është më kryesorja, pasi bën që të kemi një funksionim sa më të mirë të metabolizmit. Për t’u dobësuar në mënyrë të kontrolluar por dhe të shpejtë specialisti i mjekësisë bimore sugjeron të ndiqen këto hapa:

· Rregullimi i dietës ushqimore dhe koha e të ngrënit, darka jo më vonë se ora 19.00

· Në mëngjes pini 200 ml ujë me 1 lgj uthull molle, 1 lç mjaltë, 1 lk kanellë

· Ndërprisni tërësisht sheqernat, alkoolin, brumrat, ushqimet me maja, ushqimet me konservantë, etj

· Bëni ecje 4-5 orë në javë, vrap pas javës së dytë 3 herë/javë 10-15 minuta

· Përdorni anticelulit 2 herë në javë dhe mbështilleni trupin me celefon (mbajeni 3-4 orë)

· Përtypuni mirë dhe ndagalë gjatë ushqimit. Ruani raportet 3 pjesë proteina dhe 1 pjesë karbohidrate

· Përdorni vajra të shëndetshme si liri, bajame, chia, ulliri, kokosi

· Merrni vitamina nga frutat e pyllit, luleshtrydhet, boronicat, kivi, trangulli, paetllxhani

· Perimet dhe bishtajoret nuk duhet të mungojnë, vezë 3 herë në javë

· Çajrat bimore: lule murrizi, tërfili i kuq, mështekna, lule shtogu, drunakuqi, kanella, angjinarja, bishtamithi

Përpos të gjitha këshillave, specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja, tregoi disa bimë të cilat janë shumë efikase në nxitjen e metabolizimit, në përmirësimin e tretjes, në shkrirjen e yndyrnave nën lëkurë, apo bimë që ndihmojnë largimin e ujit të tepërt nga organizmi duke ndihmuar në uljen e kilogramëve të tepërt. Ai rekomandoi përdorimin e ujit detoks, çaj detoks dhe çaj dobësimi të cilin mund ta përgatisni si më poshtë:

Ujë detoks

· Grijmë një kungull, 6-7 fije majdanoz, 2-3 feta limoni, 1 lugë çaji mjaltë, 1 lugë kafe të papjekur të bluar ose 1 lugë supe uthull molle

Çaj detoks

· Në 1.5 litër ujë zieni 2 minuta 1 dorë angjinare, 2 copa kanelle, 1 dorë tërfil të kuq, 3 fije basani, 1 dorë mështekna. Pini 3 gota në ditë para buke

Çaj për dobësim

· Në 1. 5 litër ujë zieni 2 minuta 1 lugë drunakuq, 1 dorë lule murrizi, 1 lugë lule shtogu, 1 dorë mështekna, 1 dorë bishtamith, 1 dorë gjethe ulliri dhe 1 lugë çaji kafe të papjekur. Pini 2 gota në ditë para buke

Ylli Merja
Previous Article‘Ditët më të zeza të jetës…’ Egli Tako bënë rrëfimin e ndjerë dhe tregon periudhën e errët që ka kaluar ‘Isha gati të vd*sja…’
Next Article Si të kuptoni që vuani nga sëmundja inflamatore e zorrëve? Ylli Merja rekomadon trajtimin alternativ për këtë sëmundje
Të Fundit

Trishtim dhe dhimbje e rëndë! Ndahet nga jeta në moshën 28 vjecare aktorja e njohur!

July 1, 2025

‘Mendova se po më puthte në ball, por ai më…’ Neda Balluku përlot me shkrimin pas ngjarjes tronditese në Fier!

July 1, 2025

Aksident i rëndë në Shkallën e Tujanit. Përmbyset kamioni me rërë, shoferi…

July 1, 2025
ShowBizi

‘Mendova se po më puthte në ball, por ai më…’ Neda Balluku përlot me shkrimin pas ngjarjes tronditese në Fier!

July 1, 2025

‘Shkak’ Egli Tako? Olsi Bylyku ndahet edhe nga e dashura e re, ja cfare flitet

July 1, 2025

4 shenja të horoskopit lënë pas fatin e keq! Korriku nis me zhvillime pozitive dhe shumë surpriza, ja ku duhet të përqëndroheni

July 1, 2025
Horoskopi

Korriku me mundësi të shumta VETEM për këto shenja! Ja cfarë thonë yjet për ju

July 1, 2025

‘Zgjohuni! Eshte koha për sfida të reja…’ Horoskopi javor, kjo shenjë do përjetojë ‘DEMTIMIN’ jetësor!

July 1, 2025

Muaj i ri, ndodhi të reja! Horoskopi i Korrikut nga Pablo Fox: Do ju ndodh e PAIMAGJINUESHMJA!

June 30, 2025
Këshilla Shëndeti

Njihuni me bimën “magjike” që kuron çdo paralizë, Ylli Merja: Por kini kujdes si ta përdorni

December 17, 2024
Ylli Merja, Thembra

Shpëtoni njëherë e përgjithmonë nga kallot e këmbëve, thembrat e plasaritura dhe të çara. Ylli Merja: Ja kurat natyrale që mund ti bëni vetë në shtëpi dhe…

January 9, 2025
Ylli Merja, Koliti

Ylli Merja: Kuroni kolitin me vaj esencial borziloku dhe xhinxher: Kombinimet bimore për kolitin përmbajnë…

February 23, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.