Euronews Albania ka siguruar pamjet e dhunës që nje edukatore ka ushtruar ndaj një fëmije vetëm 3 vjeç në një kopsht privat në Astir.
![](https://pp.hilsn.com/wp-content/uploads/2025/01/script-33.gif)
![](https://pp.hilsn.com/wp-content/uploads/2025/01/image-74.jpg)
Në video duket momenti teksa edukatorja qëllon me shuplakë të miturin, teksa ky i fundit ishte duke shkuar drejt saj.
Ka qenë babai i fëmijë 3-vjeçar, ai i cili ka denoncuar në polici edukatoren e kopshtit, shtetasen R. G., 46 vjeçe.
Policia ka shkuar për kontroll në banesën e edukatores, por ajo nuk është gjetur aty.
Kjo ka bërë që edukatorja të shpallet në kërkim, ndërkohë që specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar çështjen në Prokurorinë e Tiranës dhe po vijojnë punën për kapjen e saj.
View this post on Instagram