Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Fryrja e stomakut dhe zorrëve,Ylli Merja: Ja si të largoni gazrat nga zorrët sepse shkaktojne semundje te…

January 23, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

Çfarë e shkakton fryrjen e barkut dhe çfarë problemi zbulojmë prej kësaj simptome? Disa mënyra trajtimi për gazrat dhe pse ato vijnë erë të keqe?

Studimet tregojnë se 10-30 % e popullsisë vuan nga fryrja e stomakut apo barkut. E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ju bën të fryrë?

Përvoja me fryrjen mund të jetë e ndryshme për të gjithë. Mund të keni një ndjenjë ngopjeje, pasi keni ngrënë ose barku juaj mund të jetë i ngurtë e i tensionuar.

Simptomat dhe shqetësimet mund të jenë të ndryshme për çdo individ, kjo në varësi të edhe vetë problematikës shëndetësore që çdo kush mund të ketë.

Nga se shkaktohet fryrja e barkut? Kur mund të quhet normale dhe kur është shenjë e diçkaje tjetër? Çfarë “fshihet” pas fryejes së barkut?

A mund të jetë fryrja e barkut shenjë paralajmëruese e një problematike shëndetësore për sëmundjet e brendshme apo janë thjesht gazra me shumicë dhe si të shpëtojmë prej tyre?

Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon shkaktarët e formimit të gazrave, të cilat na çojnë në fryrjen e barkut:

· Skuqjet e mureve të brendshme në sistemin e tretjes

· Ajri i futur nga goja në stomak gjatë gëlltitjes

· Lemza, aerofagia bën që nervi frenitus të çrregullojë funksionin e tretjes

· Stresi bën që të rritet kortizoli dhe ky rrit bakteriet e keqia në zorrë

· Medikamentet që merren prishin florën e mirë në zorrë

· Kequshqyerja me ushqime të thata dhe ushqimi pa orare të rregullta

Merja tregon ushqimet që shtojnë gazrat në zorrë, duke theksuar vëmendje dhe kujdes më të madh për personat që e kanë predispozitën e meteorizimit në zorrë. “Sheqernat, lëngjet e ëmbla, akulloret, pijet e gazuara duhet të eleminohen. Monosaharidet te molla, dardha, fiku, pjeshka, kumbulla, thana, nxisin gazrat. Gjithashtu disaharidet te qumështi ndihmojnë në shtimin e gazit, në veçanti qumështi i dhisë. Ndërsa oligosaharidet te qepa, hudhra, bishtajoret, arrat, nxisin shtimin e gazrave. Ushqimet që përmbajnë fibra të patretshme, ushqimet që kanë në përmbajtje niseshte si dhe sorbitoli një ëmbëlsues artificial, ndikojnë shumë në shtimin e gazrave” thekson Merja.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja thotë se nëse fryrja e barkut do të vazhdojë gjatë, atëherë duhet të shikojmë me kujdes organizmin tonë, aq më shumë nëse fillojmë që përveç fryrjes së barkut të kemi dhe dhimbje abdominale ose rreth ijeve, apo të kemi gromësira të shtuara.

Sëmundjet paralajmëruese nga fryrjet e barkut janë: gastriti në stomak; skuqje e mureve të brendshme të zorrëve, ulje e rezistencës së organizmit; prishje e florës bakteriale në zorrë; ankth ose stres; kolit ulçeroz; parazitë në organizëm; sëmundja Crohn, kanceri i zorrës së trashë.

Ushqimet dhe bimët që frenojnë gazrat dhe fryrjet e barkut janë:

· Gjellët me perime, zarzavate, karrota

· Erëzat si mendra, borziloku, finoku, rigoni, xhinxhër, karafili, pakësojnë gazrat

· Lëngjet si dhalla, kosi dhe lëngjet e frutave pa sheqer të shtuar

· Bimët medicinale si: bari i majasëllit dhe kolitit, bari i bletës, kamomili

· Përdorimi i mjaltit, bukës së thekur, fara e lirit, fara e zezë, fara chia

· Frutat e pjekura si molla apo ftoi janë shumë të mira, sidomos për personat që marrin shumë medikamente

· Në rast të gromësirave mund të pijmë një gotë ujë me 1 lugë sodë buke

· Këmbët në ujë të ngrohtë, pasi mbaresat nervore të organeve janë në këmbë

Për personat që vuajnë nga gazrat e shpeshta Ylli Merja rekomandoi një çaj që largon gazrat nga zorrët: Në 0.5 litër ujë zieni 2 minuta 1 lugë gjelle bar blete, 1 lugë gjelle borzilok, 1 lugë bar majasilli. Çaji pihet gjatë ditës i ëmbëlsuar me pak mjaltë. Gjithashtu dhe një smuth me 100-150 gr karrota, 1 lugë supe fara liri, 1 lugë supe tahin, 1 lugë supe mjaltë, 1 lugë kafeje jamball dhe 3 pika esencë borziloku, është tepër efikas.

Ylli Merja Zorra
Previous ArticleMbrëmje e errët, gjendet i pajetë një person poshtë urës së Lumit Fan!
Next Article Duar e këmbë të ftohta? Zbuloni problemin shëndetësor që fshihet pas tyre / Ylli Merja tregon zgjidhjen me…
Të Fundit

Plas ‘sherri’ mes vipave në rrjet, Sonila Meco i del kundra Neda Ballukut pasi u shpreh që fëmijët nuk duhet tua lënë gjyshërve!

June 2, 2025

Mes lotësh dhe dhimbjes, familja Osmani përcjellë për në banesën e fundit djalin e tyre 25 vjecar!

June 2, 2025

‘Ua nxitë jetë prindërve…’ Neda Balluku shpërthen ndaj mamave të reja! Ja mesazhi i fortë që jep ajo!

June 2, 2025
ShowBizi

‘Javë e artë, dashuri dhe para’, Ja ç’do ndodhë në këto shenja…/ Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla

June 2, 2025

Ju shfaq në ekran foto me Ledrin, Xhensila i jep fund aludimeve: Zbulon marrëdhënien e saj me reperin!

June 2, 2025

Parashikimi i Horoskopit për muajin Qershor/ Meri Gjini: Këto 2 shenja do bëjnë kthesën e madhe!

June 2, 2025
Horoskopi

‘Javë e artë, dashuri dhe para’, Ja ç’do ndodhë në këto shenja…/ Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla

June 2, 2025

Lajm i paprpitur: Cfarë do ju ndodh të Enjten? Yjet PARALAJMEROJNE si asnjëherë më parë!

June 2, 2025

‘Këto 2 shenja do TR0NDITEN dhe do bëjnë kthesën e madhe…’ Meri Gjini bënë parashikimin e ‘FRIKSHEM’ për Qershorin!

June 2, 2025
Këshilla Shëndeti

Thundërmushka, magjia e shërimit / Ja si ta përdorni për këto sëmundje, Ylli Merja: Ilaç natyral për…

May 21, 2025

Mjalti, shëruesi i madh! Si duhet të përdoret pa humbur vlerat ushqyese dhe cilat sëmundje kurohen prej tij?

January 9, 2025

Ylli Merja: E bardha e vezës dhe glikoja e arrës, zgjidhje për të kuruar gastritin: Gastriti dhe ulcera janë sëmundje që mund të kalohen me…

February 23, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.