Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    • Këshilla AI
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Duar e këmbë të ftohta? Zbuloni problemin shëndetësor që fshihet pas tyre / Ylli Merja tregon zgjidhjen me…

    January 23, 20253 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Shkaktarët e këmbëve të ftohta, sëmundjet që fshihen pas tyre dhe trajtimi popullor

    Shumë prej nesh e kanë provuar të paktën njëherë në jetë ndjesinë e të pasurit këmbët akull, apo duar dhe gishtërinj të ftohtë.

    Ndryshimet në temperaturën e gjymtyrëve, shëndeti dhe stili i jetesës, janë disa prej shkaktarëve kryesorë të ‘akullnajës’ në duar dhe sidomos në këmbë.

    Ndjesia e të ftohtit në këmbë është një nga reagimet normale të trupit ndaj temperaturave të ulëta, por dhe nga faktorë të tjerë si stresi dhe ankthi. Por kujdes! Këmbët e ftohta mund të jenë simptoma dhe shenja të disa problemeve serioze shëndetësore.

    Çfarë fshihet pas kësaj simptome, cilat mund të jenë problematikat shëndetësore? Me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, në studion e “Rreze Dielli” tregojmë shkaktarët dhe sëmundjet që ‘fshihen’ pas kësaj shenje.

    “Një nga shkaktarët e të ftohtit në këmbë janë ngushtimi i arterieve dhe venave nga temperaturat e ulta. Gjithashtu ankthi dhe stresi ngushton arteriet dhe venat, çrregullimet e funksionit të tiroides, çrregullim i gjakut në stomak, gjendrat gastrike prodhojnë më shume acid klorhidrik.

    Jeta sedentare, dhjamosja e trupit, qëndrimi gjatë në karrige, pirja e duhanit trash gjakun. Këmbët e ftohta janë tregues i çrregullimit të sheqerit në gjak diabetit, çrregullim i funksionit të veshkave, nivel i lartë kolesteroli, insufiçencë renale ose kardiake, anemia, ulja e rruazave të kuqe të gjakut, mungesa e hekurit, vitaminës B8, B12, mungesa e vitaminës K, K2 dhe D shton kalciumin në enët e qarkullimit të gjakut. Vitamina K parandalon sëmundje të zemrës dhe alzajmerit, u jep elasticitet arterieve. Gjithashtu morthi i duarve dhe këmbëve është tregues i sëmundjes së reumatizmës.” thekson Merja.

    E rëndësishme është të diagnostifikohet së pari shkaktari i vërtetë i këmbëve të ftohta, për të cilat ka disa kura natyrale. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja sugjeron banjat e këmbëve me ujë të ftohtë, pasi nxisin prodhimin e enzimës alinë që më vonë konvertohet në alicinë, një antibiotik që mbron trupin. Gjithashtu banjat me kontrast temperature janë shumë efikase. Përdorimi i erëzave në gjellë si piper, rozmarinë, xhinxhër, spec djegës, hudhër, kanellë; konsumoni vaj liri, vaj susami, vaj peshku, konsumimi i çajrave të ngrohtë të anemisë, zemrës, diabetit ose tiroides. Kompresa me çaj rozmarine dhe xhinxhër, është një tjetër sugjerim nga Merja, ku në 1 litër ujë zieni 2-3 minuta një dorë rozmarinë dhe një lugë xhinxhër dhe me çajin e ngrohtë lagim këmbët. Një ekstrakt në kushte shtëpie, sidmos për diabetikët është shumë efikas: ngrohim në sobë në 100 ml raki, 3-4 copa spec djegës, 4-5 thelpinj hudhër. E lëmë të ftohet pak dhe me këtë ekstrakt lyeni këmbët e ftohta.

    Në mbyllje të bisedës, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja jep dhe dhjetë këshilla për këmbë të ngrohta:

    1. Mbani çorape të ngrohta në stinën e dimrit

    2. Këpuca të jetë e lirë dhe pa djersë

    3. Hidhni një tufë hithra në dysheme dhe shkelini me këmbë për 10-12 minuta

    4. Mos i mësoni këmbët t’i mbani pranë ngrohëses në darkë

    5. Mbani këmbët në darkë në ujë të ftohtë dhe pas 10 minutave në ujë 40-45 gradë

    6. Pas ujit masazhoni këmbët me një ekstrakt bimor me spec djegës, karafil, kanellë

    7. Në mëngjes lyeni këmbët me një anticelulit dhe vaj susami ose kremin Reumer.

    8. Bëjini në mëngjes 5-6 minuta ushtrime gishtave të këmbëve dhe shputës

    9. Përdorni ushqime si peshku, panxhari, molla, vaji i lirit

    10. Përdorni perime dhe bishtajore që përmbajnë kalium, çlirojnë lumenin e arterieve në këmbë.

    Ylli Merja
    Previous ArticleFryrja e stomakut dhe zorrëve,Ylli Merja: Ja si të largoni gazrat nga zorrët sepse shkaktojne semundje te…
    Next Article Kujdes nga parazitët në organizëm! Dëmtimi i mëlçisë nga ekinokoku, shenjat në organizëm dhe…
    Të Fundit

    Ngjarje e rëndë në Tiranë, humb jetën punëtori i ndërtimit!

    May 31, 2025

    Arbana Osmani rrit temperaturat në rrjet! Fotoja e saj me b*kini po bënë NAMIN!

    May 31, 2025

    A jeni gati për një sezon veror të PAHARRUESHEM? Këto 4 shenja të bëhen gati për DITE TE BUKURA!

    May 31, 2025
    ShowBizi

    Livia i zbulon sekretin e radhës Mevlanit, e publikon në ‘instagram’

    May 31, 2025

    Po punonte në një pallat në kryeqytet, bie nga lartësia 48-vjeçari ! VD*S në vend

    May 31, 2025

    Fillime të reja dhe mundësi të mëdha për këto shenja të Horoskopit!

    May 31, 2025
    Horoskopi

    Fillime të reja dhe mundësi të mëdha për këto shenja të Horoskopit!

    May 31, 2025

    A jeni gati për një sezon veror të PAHARRUESHEM? Këto 4 shenja të bëhen gati për DITE TE BUKURA!

    May 31, 2025

    LEKU LETER! Këto 3 shenja të horoskopit do të kenë rritje të mëdha financiare këtë periudhë!

    May 31, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja: Fuqitë e mrekullueshme të uthullës së hudhrës, ja si ta përgatisni

    February 23, 2025

    Njihuni me bimën ‘magjike’ që kuron çdo paralizë. Ylli Merja: Kujdes! Nuk mund të përdoret më shumë se një muaj, ja arsyeja

    December 18, 2024

    Propolisi i bletës, antibiotik i çmuar i natyrës: Ylli Merja tregon si ta perdorni per…

    February 5, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Termat e Përdorimit
    • Politika e Privatësisë
    • Të Drejtat e Autorit
    • Politika Editoriale
    • Na Kontaktoni
    • Rreth Nesh

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.