Close Menu
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
  • Kryesore
  • Të Fundit
  • ShowBizi
  • Këshilla Shëndeti
  • Horoskopi
  • Moti
  • Këshilla AI
  • Politikë
Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

Trëndafili i egër ‘thesar’ i natyrës që kuron shumë sëmundje, ‘bombë me vitaminë C’ / Ylli Merja tregon si te perdoret per…

January 23, 20255 Mins Read Këshilla Shëndeti

Trëndafili i egër mrekulli për shëndetin, kuron shumë sëmundje, nga zemra tek lëkura, sistemi imunitar…

Trëndafili i egër është një bimë, që rritet në shkurre dhe vlerat e tij në kurimin e sëmundjeve janë të pallogaritshme.

Në mjekësinë popullore pjesët që ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve janë gjethet dhe frutet, që përftohen pas tharjes së luleve.

Trëndafili i egër është një ndër bimët medicinale më të çmuara për nga vlerat e forta shëndetësore dhe Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë, të pasur me vitamina,

sidomos vitaminë C, acide yndyrore, antioksidantë e shumë elementë të tjerë të rëndësishëm. Në “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja,

tregon sesi duhet të përdorimin trëndafilin e egër në dozën e duhur në trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore si artriti, ekzema, hemorroidet, forcimin imunitar, reumatizëm, dermatologji, çrregullime në tretje e jashtëqitje e shumë të tjerë.

“Trëndafili i egër ka një potencial të madh vlerash, vetitë e tij antiinflamatore, antitumoriale, antioksidante, antidepresive dhe neuroprotektive dhe përbërësit kimikë të frutit si karotenoidet,

triterpenet, flavonoidet, taninet, vitaminat, acidet yndyrore dhe minerale si kalcium, hekur, magnez, fosfor, potas e zink, bëjnë që trëndafili i egër të zërë një vend nderi në trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore”

thekson Ylli Merja në fillim të bisedës, duke vijuar “Vitamina C që përmban trëndafili i egër është në një dozë shumë të lartë, në 100 gr frut gjenden 450-1000 mg. Farat e trëndafilit të egër rregullojnë mikrobiomën e zorrëve, rrisin prodhimin e lëndëve ushqyese, përmirësojnë funksionin e mëlçisë, pastrojnë rrugët biliare, pastrojnë enët e qarkullimit të gjakut si dhe qetësojnë dhimbjet e kyçeve, ankthin dhe depresionin”.

Është shumë e rëndësishme përzgjedhja në treg e trëndafilit të egër, e cila gjendet kryesisht në kokrra, boçet e thara të trëndafilit.

“Zgjdhni ngjyrën e kuqe në vishnje, jo ngjyrën e errët në të zezë, pasi kjo tregon se ky trëndafil i egër mund të ketë mbi 2 vite i paketuar. Sa më e errët të jetë ngjyra, aq më shumë kanë humbur vlerat, sidomos oksidimi i vitaminës C, prandaj kujdes në përzgjedhjen e tij” këshillon specialisti i bimëve mjekësore Merja.

Një tjetër ‘sekret’ është koha e zierjes të trëndafilit të egër, e cila ashtu si në çdo çaj tjetër me bimë mjekësore, nuk duhet të kalojë më shumë se 2 minuta nga momenti i vlimit. Specialisti Ylli Merja tregon dhe disa receta përdorimi të trëndafilit të egër në trajtimin e disa problematikave shëndetësore.

– Trajtimet në dermatologji: Në 0.5 litër ujë që vlon shtoni një lugë gjethe petale trëndafili të egër dhe një dorë gjethe trëndafili të egër. Lërini të ziejë 2 minuta. Me çajin lagni lëkurën e fytyrës, skalpin e kokës (10-12 orë). Kjo i jep rifreskim lëkurës, zvogëlon rrudhat dhe ushqen me vitaminë C, A, E
– Trajtimet për mishin e dhëmbëve dhe forcimin e smaltit: Në 0.5 litër ujë që vlon shtoni një lugë gjelle trëndafil kokërr, një lugë rrënjë shpatore dhe 6-7 gjethe sherebel. Kulloni çajin pasi ftohet dhe me të shpalni gojën 2 herë në ditë para buke. Pini 2 x 150 ml çaji në ditë pas buke
– Për të rregulluar mikrobiomën e zorrëve: Në mëngjesin që konsumoni mund të shtoni për fëmijët 1 lugë kafe fara trëndafili të egër, ndërsa për të rriturit deri 1 lugë çaji fara të bluara
– Për qetësim dhimbjesh dhe frenim infeksionesh: Në 250 ml ujë që vlon shtoni 3 fije lulebasani ose një dorë lule bliri dhe 10-12 kokrra trëndafili të egër. Pihet 1-2 gota në ditë
– Për ekzemat në lëkurë ose hemorroidet: Në 1 litër ujë zieni 2-3 maja lastari nga trëndafili i egër, një dorë gjethe trëndafili, një dorë angjinare, një dorë shelg dhe një dorë tambëlgjaku. Kullojeni çajin pasi ftohet. Shpëlani vatrat e infektuara të lëkurës me 1-2 gota çaji. Hidhni në çdo gotë çaji nga 1 lugë kafe sodë buke
– Për të gjitha rastet e tjera trëndafili i egër përdoret kështu: Në 100 ml ujë që vlon shtojmë 5-7 kokrra trëndafili. I lëmë të ziejnë 2 minuta. I lëmë kokrrat të ftohen në çaj. Çaji ju jepet fëmijëve 1-2 gota në ditë, plotëson dozën ditore të femijës me vitaminë C 15-18 mg. / Në 200-250 ml ujë që vlon shtojmë 10-14 kokrra trëndafili të egër. Pihen 1-2 gota në ditë të cilat plotësojnë nevojën ditore 70-80 mg në ditë për femra dhe 90-10 mg për meshkuj.
Përdorimi i trëndafilit të egër si çaj sjell mjaft benefite shëndetësore së brendshmi dhe së jashtmi, madje sipas Merjas, nëse një njeri do të kunsumojë 2-3 muaj në vit, jo rregullisht, por me ndërprerje trëndafilin e egër, ai ul rrezikshmërinë e insulteve cerebrale, pasi është një pastrues shumë i mirë i venave dhe arterieve.

 

SHËNIM: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

 

Ylli Merja
Previous Article‘Mrekulli në organizëm, shërues natyral i qindra sëmundjeve’ Fara e zezë, ilaçi i magjishëm /Ylli Merja: Ja si ta përdorni në dozën e duhur kur…
Next Article Uthulla e mollës së egër ilaç natyral për shumë sëmundje / Ja recetat magjike që ju vijnë në ndihmë per…
Të Fundit

Del Video! Ish finalistja e BBVA në një lidhje të re dashurie? Shfaqet duke u përkedhelur, në krahët e…

June 2, 2025

‘Cfarë muaji ky Qershori!’ Meri Shehu merr frymë thellë dhe bënë parashikimin e bujshëm të horoskopit!

June 2, 2025

Ndizen temperaturat, e Premtja dita më e nxehtë e muajit!! Ja sa pritet të shënojnë termometri

June 2, 2025
ShowBizi

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria… Meri Shehu zbulon shenjën fatlume të qershorit

June 2, 2025

“Neda kritikon prindërit per femijet, Sonila Meco kundërpërgjigjet: Gjyshërit nuk janë fajtorë, por sistemi”

June 2, 2025

‘Javë e artë, dashuri dhe para’, Ja ç’do ndodhë në këto shenja…/ Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla

June 2, 2025
Horoskopi

‘Cfarë muaji ky Qershori!’ Meri Shehu merr frymë thellë dhe bënë parashikimin e bujshëm të horoskopit!

June 2, 2025

Peshorja arrin kulmin e suksesit, Peshqve u vjen dashuria… Meri Shehu zbulon shenjën fatlume të qershorit

June 2, 2025

‘Javë e artë, dashuri dhe para’, Ja ç’do ndodhë në këto shenja…/ Parashikimi i horoskopit nga Jorgo Pulla

June 2, 2025
Këshilla Shëndeti

Bananet, vlerat ushqyese dhe përfitimet që marrim prej saj / Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problemeve shëndetësore

January 3, 2025

Ylli Merja: Si të trajtoni migrenën me çarja popullorë: Pjesë shumë e rëndësishme është edhe mënyra e…

March 7, 2025

Mjeku tregon efektet e vajit të farës së zezë në organizim e trupit: Përmirëson funksionin e mëlçisë dhe…

March 16, 2025
© 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.
  • Termat e Përdorimit
  • Politika e Privatësisë
  • Të Drejtat e Autorit
  • Politika Editoriale
  • Na Kontaktoni
  • Rreth Nesh

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.