Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip LiveLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip Live

    Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që do tju shpetoje vetem ne pak dite…

    January 23, 20254 Mins Read Këshilla Shëndeti

    Pse thonjtë futen në mish dhe si t’i trajtojmë ato në kushte shtëpie?

    Këmbët përballen çdo ditë me rrugët e gjata dhe me këpucët e parehatshme që mund të shkaktojnë probleme dhe të ndikojnë në shëndetin tonë.

    Sidomos tani në dimër për arsye të këpucëve të mbyllura shumë njerëz hasin në një problem që në fakt është tepër i zakonshëm,

    futja e thoit në mish. Gjendja ndodh shpesh kur njerëzit presin thonjtë duke rrumbullakosur cepin e tyre, pasi nëse thonjtë e këmbës lakohen me formën e gishtit, ata mund të kenë tendencën të rriten nën lëkurë.

    Zakonisht preket më shumë gishti i madh i këmbës.

    Një thua i rritur në mish, mund të shkaktojë dhimbje, lëkurë të përflakur, enjtje dhe ndonjëherë, infeksion rreth thoit të këmbës.

    Nëse keni diabet ose një gjendje tjetër që shkakton rrjedhje të dobët të gjakut në këmbët tuaja, jeni në rrezik më të madh të komplikimeve të thonjve të futur në këmbë.

    Në studion e “Rreze Dielli” në Report TV specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon sesi të kujdesemi vetë në kushte shtëpie për thonjtë e futur në mish, si ti trajtojmë ato në mënyrë natyrale për të shmangur çdo komplikim të mundshëm.

    “Ka shumë faktorë që thonjtë të rriten nën lëkurë. Përveç këpucëve të ngushta që sjellin mos oksigjenim të këmbëve dhe prerjes së gabuar të thonjve deri në mish dhe të rrumbullakosur, faktorë tjetër është dhe higjena e dobët apo shëndeti dhe cilësia e thoit, e trashë ose e hollë” thekson Merja.

    Sa të shikojmë që ndjejmë një problem me futjen e thoit në mish dhe sapo ka filluar një skuqje e lehtë, është mirë që të fillojmë menjëherë të ndërhyjmë, pa e lënë gjatë dhe për të parandaluar komplikimet dhe infeksionin.

    “Marrim 5-6 litra ujë të nxehtë, hedhim në të 1 lugë gjelle kripë të zezë dhe 1 lugë gjelle sodë buke. Futim këmbët në ujin e nxehtë në mënyrë që thoi të zbutet dhe të marrë lagështirë si dhe të fitojë elasticitet. Marrim gishtin ku kemi problematikën dhe e shtypim me duar duke e mbajtur drejt. Këtë veprim duhet ta bëjmë për 1 javë rresht në mënyrë që të bëjmë një zbutje dhe një drejtim të thoit që rritja të bëhet jashtë mishit. Pjesën problematike të thoit e presim me prerëse ose me një pincë të vogël. Pasi e kemi bërë këtë proces, çdo mbrëmje bëjmë një lyerje të thoit me 5-6 pika propolis, e lëmë derisa propolisi të përthahet dhe hedhim përsëri 5-6 pika të tjera. Vendosim më pas një krem në mënyrë që thoi të rrijë sa më i zbutur” këshillon specialisti i mjekësisë alternative Ylli Merja.

    Në rast se thoi është bërë më i trashë se 1 milimetër, shprehet Merja, gjatë ditës vendosim vaj rigoni në thonjtë e këmbës, pasi vaji i rigonit dobëson strukturën e fortësuar të thoit si dhe vret bakteret dhe infeksionet. Por ka dhe njerëz që i kanë thonjtë të butë, në këtë rast nuk përdorim vajin e rigonit, por vaj mente ose miell tërshëre të lagur me pak qumësht. E lemë 10-15 minuta.

    Po në rastet kur kemi një inflamim të thoit, kur kemi qeska me qelb si duhet vepruar?

    Në këto raste pasi i kemi mbajtur këmbët në ujë të nxehtë me kripë dhe sodë buke, vendosim në vendin e inflamur një thelpi hudhër të shtypur, e lëmë që hudhra të veprojë si një antibiotik duke e përtharë infeksionin. Më pas e lyejmë me propolis me rigon, e lëmë të thahet dhe vendosim një krem zbutës. Për të bërë një pastrim të infeksionit dhe për të parandaluar probemet mykotike bëjmë dhe shpëlarje me çaj antimykotik si dhe konsumojmë duke e pirë me pak mjaltë dhe 1-2 gota në ditë, këshillon specialisti Ylli Merja.

    Thonjte ne Mish Ylli Merja
    Previous ArticleKeni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë dhe nuk do te…
    Next Article Horoskopi/ Ditë problematike, ja shenjat që duhet të kenë kujdes
    Të Fundit

    Trishtim dhe dhimbje! Ndahet nga jeta akademikja e njohur në moshë goxha të re

    May 19, 2025

    Fati do ju bekojë në këtë ditë! Kjo shenjë pritet të realizojë atë gjë që ka dashur kaq kohë!

    May 19, 2025

    Leku lumë dhe fat i bardhë! Këto 3 shenja të horoskopit i pret një javë e paimagjinueshme!

    May 18, 2025
    ShowBizi

    E RËNDË/ Familjarët gjejnë shqiptarin të varur pranë shtëpisë në Greqi, dyshohet se…

    May 18, 2025

    Këto janë shenjat e horoskopit që do te kene me shum fat kete javë

    May 18, 2025

    Histori e trishte tek ‘E Diela Shqiptare’: Hallat i dhanë mamit h*lm miu, babai donte të më shiste sepse isha…

    May 18, 2025
    Horoskopi

    Fati do ju bekojë në këtë ditë! Kjo shenjë pritet të realizojë atë gjë që ka dashur kaq kohë!

    May 19, 2025

    Këto janë shenjat e horoskopit që do te kene me shum fat kete javë

    May 18, 2025

    Leku lumë dhe fat i bardhë! Këto 3 shenja të horoskopit i pret një javë e paimagjinueshme!

    May 18, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Shenjat që japin tiroidet dhe ju i injoroni / Ylli Merja tregon kurat popullore për gjendrat tiroide me keto…

    January 23, 2025

    Lulet të Blirit/ Ilaç për shumë sëmundje, Ylli Merja tregon përdorimin per…

    January 23, 2025

    Keni kolesterol te larte? Ylli Merja ju tregon dieten ushqimore per trajtmin e tij me…

    February 5, 2025
    © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.