Hilsn

Gati për të qëndruar para ekranit? Kjo moderatore e njohur hynë sonte në BBVA për të ndryshuar rrjedhën e lojës?

Krisa Çaushi, një prej moderatoreve të Radio Televizionit Shqiptar do të bëhet pjesë e Big Brother Vip Albania, sipas Vip Magazine.

 

Sipas burimit, Krisa do të bëhet pjesë e reality showt më të ndjekur në Shqipëri në primen e mbrëmjes së kësaj të shtune.

Krisa nuk është emri i parë në këtë edicion të BBVA që vjen nga ekrani i RTSH-së.

 

Mes tyre janë edhe Gerta Gixhari dhe Valbona Mhilli, e cila u largua nga ky televizion në emisionin e mëngjesit, për t’u zëvendësuar pikërisht nga Krisa.

×