Hilsn

Aksident i rëndë në Prishtinë, pIagosen 7 persona!

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku janë përfshirë katër vetura dhe një autobus.

 

Si pasojë e përplasjes, shtatë persona kanë mbetur të lënduar konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë,

ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se me aksidentin po merret njësiti i trafikut rajonal.

×